E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen masterat e nivelit të parë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe të Infermierisë



Hapen katër programe studimi master i nivelit të parë, në Universitetin e Tiranës. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës është miratuar masteri i nivelit të parë në “Teknologji informacioni”, kurse në Fakultetin e Infermierisë janë hapur tre mastera të nivelit të parë, që janë: në “Menaxhim infermieror”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë”, MNP, në menaxhim infermieror; në “Mami”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë”, MNP, për mami; në “Teknik laboratori”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë”, MNP, për teknik laboratori.
Programet e studimeve, master i nivelit të parë, realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është një vit.
Kuotat
Kuotat e pranimeve në këto programe, në Universitetin e Tiranës, për vitin akademik 2008-2009, janë si më poshtë:
Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës: Në “Teknologji informacioni” 30; në Fakultetin e Infermierisë: në “Menaxhim infermieror” 100; në “Mami” 50; në “Teknik laboratori” 50. Universiteti i Tiranës shpërndan kuotat e vëna në dispozicion të tij në masën jo më pak se 30 për qind për studentët që kanë përfunduar, të paktën, ciklin e parë të studimeve në institucionet e tjera të arsimit të lartë dhe jo më shumë se 70 për qind për ata që i kanë përfunduar këto studime pranë këtij universiteti. Në rastet kur nuk ka kandidatë nga institucionet e tjera të arsimit të lartë që plotësojnë kriteret, atëherë Universiteti i Tiranës ka të drejtë ta plotësojë kuotën e vënë në dispozicion me studentët, që janë diplomuar pranë tij. Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, përcaktuar nga njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës, bëhen publike paraprakisht. Kuotat e pranimeve në programet e studimit master i nivelit të parë, që mbeten të parealizuara, rishpërndahen, sipas institucioneve publike të arsimit të lartë dhe programeve të ndryshme të studimit, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Tarifa
Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që do të regjistrohen me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, do të jetë si më poshtë vijon: Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në “Teknologji informacioni” 70 mijë lekë. Në Fakultetin e Infermierisë në “Menaxhim infermieror” 55 mijë lekë; në “Mami” 60 mijë lekë; në “Teknik laboratori” 60 mijë lekë. Kandidatët, që u përkasin shtresave sociale, si të verbërit, të shurdhët, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentët me aftësi të kufizuar, fëmijët romë apo fëmijët e policëve të rënë a të plagosur për shkak të detyrës, të ish-të përndjekurve politikë, që fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi, master i nivelit të parë, në institucionet publike të arsimit të lartë, të paguajnë 50 për qind të tarifës së shkollimit. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Në çdo program studimi, master i nivelit të parë, me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, studentët e shkëlqyer nga cikli i parë nuk e paguajnë tarifën e shkollimit në vitin akademik pasardhës.

Kuotat
Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Në “Teknologji informacioni” 30

Në Fakultetin e Infermierisë
Në “Menaxhim infermieror” 100
Në “Mami” 50
Në “Teknik laboratori” 50

Tarifat
Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Në “Teknologji informacioni” 70 000 lekë

Në Fakultetin e Infermierisë:
Në “Menaxhim infermieror” 55 000 lekë
Në “Mami” 60 000 lekë
Në “Teknik laboratori” 60 000 lekë

15 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›