E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton strukturën e re të pagave për punonjësit e qeverisjes vendore



Jonida Tashi

Hyn në fuqi struktura e re e pagave për punonjësit e njësive të qeverisjes vendore. Qeveria ka përcaktuar kufijtë e pagave për nëpunësit civilë të bashkive, njësive bashkiake, komunave dhe këshillit të qarkut. Nivelet e pagave për funksionarët e zgjedhur të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore janë përcaktuar sipas numrit të banorëve që ka të regjistruar në gjendje civile njësia përkatëse. Përveç përcaktimit të pagës bazë mujore për çdo nëpunës të këtyre institucioneve, qeveria ka caktuar edhe pagën shtesë që mund të përfitojë secili prej tyre si dhe kriteret e përfitimit të kësaj page. Kështu, paga e grupit, ku merret parasysh diploma e shkollës së lartë, është 11 mijë lekë në muaj. Për nëpunësit që kanë kryer vitet e plota të studimit të shkollës së lartë, e vërtetuar kjo me librezën e notave, por që nuk kanë mundur të mbrojnë diplomën paga e grupit është 9 mijë lekë në muaj.
Shtesa
Shtesa për vjetërsi shërbimi në punë jepet në masën 2 për qind pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe llogaritet mbi pagën e grupit. Funksionarët e zgjedhur e të emëruar, nëpunësit civilë/nëpunësit në administratën e organeve ekzekutive dhe të njësive të qeverisjes vendore përfitojnë shtesë mbi pagë sipas për kualifikim, gradës apo titullit shkencor që ata kanë. Kjo shtesë jepet në kushtet e përputhjes së fushës së kualifikimit, gradës apo titullit shkencor, me përshkrimin e punës së nëpunësit, pas miratimit, rast pas rasti, nga drejtoritë/njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore, në njësitë e qeverisjes vendore. Në rastin kur nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull më të lartë se ai i përcaktuar për pozicionin/funksionin e tij, ai do të përfitojë vetëm shtesën e përcaktuar për pozicion/funksion. Në rastin kur nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull më të ulët se ai i përcaktuar në pozicionin/funksionin e tij ai do ta përfitojë shtesën, në përputhje me kualifikimin, gradën apo titullin që ka. Në çdo rast, sa më sipër, pavarësisht nga kualifikimi, grada apo titulli, që ka nëpunësi, ai përfiton shtesën vetëm për gradën apo titullin shkencor sipas pikave më sipër dhe jo shumën e tyre. Specialistët, përgjegjësit e sektorit apo drejtorët në institucionet e qeverisjes vendore, që punojnë në pozicione, që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së administratës publike vendore, dhe kërkojnë, në mënyrë të detyrueshme, arsim të lartë në degët Inxhinieri Elektronike a Informatikë, përfitojnë një shtesë, për kushte pune, prej 10 mijë lekësh, mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse. Miratimi i kësaj shtese do të bëhet, rast pas rasti, nga drejtoritë/njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore në njësitë e qeverisjes vendore në përputhje me përshkrimin e pozicionit të punës.
Caktimi
Këshillat e njësive të qeverisjes vendore, kur është e nevojshme krijojnë funksione të reja, të cilat nuk janë të përcaktuara në këtë vendim, bëjnë njësimin e tyre, për efekt page, me klasifikimin e miratuar. Këshillat e njësive të qeverisjes vendore miratojnë shpërblimin mujor të këshilltarëve dhe kryetarëve të fshatrave, në masën deri në 10 për qind të pagës, përkatësisht të kryetarit të këshillit të qarkut, kryetarit të bashkisë, të njësisë bashkiake dhe të komunës. Gjithashtu, këshillat e njësive të qeverisjes vendore miratojnë pagat e punonjësve të njësive ekonomike dhe të institucioneve të varësisë, me përjashtim të rasteve kur me ligj është parashikuar ndryshe, në mbështetje të akteve ligjore e nënligjore, në fuqi për pagat e punonjësve të ndërmarrjeve ekonomike. Pagat e punonjësve, që punojnë në pozicione të shërbimit civil, por që nuk kanë arsimin e lartë, caktohen nga këshillat përkatës në kufirin maksimal deri në 30 mijë lekë në muaj. Pagat e punonjësve mbështetës të njësive të qeverisjes vendore do të jenë në kufijtë nga 17 mijë deri në 28 mijë lekë në muaj. Caktimi i grupit të qeverisjes vendore, për efekt page, bëhet nga prefekti, në bazë të numrit të banorëve të regjistruar në regjistrin e gjendjes civile, në fillim të çdo viti.

Nivelet e pagave për funksionarët e zgjedhur të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore janë:
Për Bashkinë e Tiranës:
Kryetari 134 000-170 000 lekë
Nënkryetari 127 000-134 000 lekë
Për njësitë e qeverisjes vendore me mbi 100 000 banorë:
Kryetari 90 000-134 000 lekë
Nënkryetari 60 000-90 000 lekë
Për njësitë e qeverisjes vendore me 50 001-100 000 banorë:
Kryetari 60 000-11500 lekë
Nënkryetari 49 000-90 000 lekë
Për njësitë e qeverisjes vendore me 20 001-50 000 banorë:
Kryetari 49 000-90 000 lekë
Nënkryetari 39 000-75 000 lekë
Për njësitë e qeverisjes vendore me 5001-20 000 banorë:
Kryetari 39 000-75 000 lekë
Nënkryetari 26 000-66 000 lekë
Për njësitë e qeverisjes vendore me nën 5 000 banorë:
Kryetari 35 000-52 000 lekë
Nënkryetari 25 000-40 000 lekë
Për këshillin e qarkut
Kryetari 87 000-130 000 lekë
Nënkryetari 57 000-90 000 lekë

Struktura dhe kufijtë e pagave për punonjësit e Policisë së bashkive e të komunave
Kryeinspektor i Policisë Bashkiake të Tiranës 70 000-79 000

Inspektor i Policisë Bashkiake të Tiranës 55 000-60 000

Inspektor i Policisë në njësitë e qeverisjes 35 000-40 000
vendore me mbi 50 000 banorë

Inspektor i Policisë së qeverisjes vendore, 30 000-35 000
nga 5001 deri në 50 000 banorë

Punonjës i Policisë Bashkiake të Tiranës 40 000-45 000

Punonjës i Policisë Bashkiake në 30 000-35 000
njësitë e qeverisjes vendore,
me mbi 50 000 banorë

Punonjës i Policisë në njësitë e 28 000-33 000
qeverisjes vendore nga 5001
deri në 50 000 banorë

Shtesat mbi pagë
Pozicioni kualifikimi, grada, titulli shtesa, lekë/muaj
Titullar i Profesor 30 000
institucionit Profesor i asociuar 25 000

Zv.titullar i Doktor i shkencave 20 000
institucionit
Drejtor drejtorie Doktor i shkencave 25 000
Këshilltar

Përgjegjës/shef sektori Studime të thelluara 10 000
Specialist pasuniversitare/master
i nivelit të dytë.
Studime specializuese
afatgjata

Studime të thelluara 20 000
Pasuniversitare/Master
i nivelit të dytë
ee

15 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›