Hapen portat në Maqedoni, përmbytje në Gjoricë
BULQIZE - Si të mos mjaftonte tërmeti i 6 shtatorit për banorët e fshatrave të Gjoricës në rrethin e Bulqizës, dje situata është rënduar edhe për shkak të prurjeve të lumit Drin. Situata hidrike është njësoj problematike edhe në territorin e Maqedonisë, prej nga rrjedh Drini i Zi, një nga furnizuesit kryesorë të kaskadës së Drinit. Burime pranë shtabit të emergjencave civile të Prefekturës Dibër pohojnë se autoritetet maqedonase kanë hapur gjatë natës së të mërkurës portat e hidrocentralit të Spilesë në Dibër të Madhe, duke rritur nivelin e lumit si asnjëherë tjetër dhe duke vënë seriozisht në rrezik përmbytjeje edhe fshatin Gjoricë, qendër e kësaj komune këtej kufirit. Ekspertë të emergjencave civile, të prefekturës, këshillit të Qarkut, Prefekturës Dibër dhe të komunës Gjoricë po verifikojnë në vend situatën. h.p