E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahia:Shërbim shëndetësor 24 orë në zonat e prekura

 Pas vizitës dhe inspektimit mbi gatishmërinë e sistemit shëndetësor në zonat e përmbytura zv.ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia, urdhëroi ofrimin e shërbimit 24-orësh për komunën e Velipojës dhe të gjitha komunat e prekura nga përmbytja. Pajisja me medikamente shtesë, shërbim mjekësor 24-orësh në zonat e përmbytura dhe menaxhimi sa më i mirë i situatës në dy spitalet kryesore të zonës veriore, atij të Shkodrës dhe Lezhës, janë vetëm disa nga masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet në Qarkun e Shkodrës. Ndërkaq po dje, një grup pune nga ISKSH vizitoi 3 komunat e përmbytura në zonën e Shkodrës: atë të Dajçit, Anës së Malit dhe Gurit të Zi, për të parë nga afër gjendjen dhe nevojat për medikamente në këto zona. Sipas Drejtorit të Mjekut në ISKSH, Gazmend Koduzi, i cili ndodhet në terren, është vendosur shërbim i pandërprerë në këto komuna me anë të një grafiku të përcaktuar nga ISKSH, në bashkëpunim me Qendrat Shëndetësore të 4 fshatrave të këtyre komunave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›