Rregullore e re për intertet
Qeveria miratoi dje vendimin për të ndryshuar procedurat e marrjes së interteve në lumenj. Sipas Kryeministrit Berisha, ky vendim është në përputhje me standardet e BE-së. “Ky standard kërkon që të ndërpritet marrja e inerteve në lumenj nga muaji nëntor deri më 31 maj. Unë personalisht jam dakord me këtë vendim, i cili nuk është se nuk vështirëson në një shkallë të caktuar ndërtimet, por që duhet të marrë përparësi të madhe, sepse mbrojtja e shtretërve të lumenjve është domosdoshmëri. Askush nuk merr leje për guroren pa dorëzuar projektin dhe të gjitha detyrimet”, theksoi kreu i ekzekutivit.