Hapësirat "kryengritëse" mbushen sërish...
22/04/2005 Artisti suedez Matti Kallioinen, fitues i çmimit ndërkombëtar "Onufri 2002", vjen sërish në vendin tonë në projektin "1/60, insurgent space". I futur në një kuti kartoni, nga e cila do të duken vetëm këmbët dhe njëra dorë, në të cilën ai mban një kukull, Matti Kallioinen, për një orë do të luajë "statujën", mbi të cilën ndodhet një video ku shfaqen plane të ndryshme filmike, duke treguar kështu lidhjen e ngushtë midis reales dhe fantazisë artistike.
Pak kohë më parë në kuadrin e projektit "1/60, insurgent space", artisti Sislej Xhafa realizoi "kryengritjen" e tij, me një sërë performancash, në linjën urbane Kinostudio-Kombinat. Pikërisht në këto dy pika ekstreme kuratori i këtij projekti, artisti italian ka menduar të realizojë dy "kryengritje" të reja, në bashkëpunim me artistët Matti Kallioinen (Suedi) dhe Armand Lulja. Këto dy performanca do të zhvillohen në diferencë kohore prej 5 ditësh. Sot, në orën 18.00, në Kinostudio artisti suedez Matti Kallionen do të prezantojë performancën e tij, një miksim i skulpturës së "gjallë" dhe video-instalacionit, që përpiqet të shprehë hapur se si një realitet konkret mund të shndërrohet në një realitet artistik, por edhe anasjelltas. Kallioinen është i njohur për të gjithë artdashësit shqiptarë, pasi është fituesi i konkursit "Onufri 2002". Kallioinen ka deklaruar për "Metropol" se e ka kalur me sukses "provën" njohëse me publikun shqiptar, në takimin e tij të parë, para tre vitesh. Puna e tij e fundit që prezantohet sot, synon të gërshetojë një përmbajtje konceptuale dhe emocionale, një ide të cilën e përpunon prej disa vitesh, një vëzhgim se realiteti dhe fantazia artistike, shpesh herë kthehen në një "masë" të vetme. "Eshtë një fenomen të cilin njerëzit e shohin si argëtim apo dëfrim, por ajo që më intereson më shumë është fakti se si realiteti artistik, fantazia "eksportohet" në realitetin e përditshëm. Kemi plot shembuj të tillë në jetën tonë të përditshëm. Një histori të cilën e tregojmë midis miqsh, e kaluar gojë më gojë, vetëm pak ditë më pas nuk është më një histori reale, por ka marrë përmasat e një historie artistike. Po ky rast është vetëm një shembull, por të janë shumë ngacmime në të gjithë këto parametra, të cilët përbëjnë lëndën e parë, në të gjithë krijimtarinë time", shpjegon Matti Kallioinen. Ai shpjegon se ka një lidhje tepër të ngushtë dhe shumë të çuditëshme, se si këto dy realitete ndërveprojnë midis tyre, duke shkaktuar në disa raste edhe shkrirjen e "kufijve", por edhe duke u ndryshuar tërësisht kuptimin ngjarjeve. "Edhe në këtë performancë qëllimi im është të krijoj një mikrobotë universale, ku të gjithë vizitorët do të kenë mundësinë ta prekin nga afër atë ç'ka shohin, por njëkohësisht do të ketë edhe mjaft elementë të një realiteti artistik të këtij ambienti. Ju jeni atje, ju shikoni gjihçka, por në të njëjtën kohë me interpretimet tuaja, ju krijoni me dhjetëra histori. Vizitori do të shikojë botën që unë kam krijuar, një diçka reale, por që në të njëjtën kohë është edhe një botë artistike e krijuar qëllimisht, ku ai mund të shohë të gjithë teknikën e realizimit, videon, instalimin, të gjitha. Por, kjo në vetvete do të krijojë shumë komplikacione interpretative, por edhe në marrëdhëniet e vizitorëve me 'sklupturën', nënvizon ai, duke shtuar se është një punë, e cila përpunohet e ripërpunohet deri në minutën e fundit, kështu që ende nuk ka vendosur se si do ta titullojë performancën e tij. Gjithësesi, ai është shumë i bindur se mesazhi i tij, do të kuptohet mjaft qartë nga të gjithë të pranishmit. I futur në një kuti kartoni, nga e cila do të duken vetëm këmbët dhe njëra dorë, në të cilën ai mban një kukull, Matti Kallioinen, për një orë do të luajë "statujën", mbi të cilën ndodhet një video ku shfaqen plane të ndryshme filmike. Vetëm pak kohë më parë, një ide të ngjashme prezantoi edhe artistja Enisa Cenaliaj, e cila e veshur si punëtore, prezantoi një sklupturë të gjallë mbi bazamentin, ku dikur ndodhej statuja e Stalinit, në hyrje të ish-kombinatit të tekstileve.
Reality-show, kufiri midis reales dhe virtuales
Kuratori Roman, thekson se ideja e Kallioinen synon të prekë edhe një tjetër sëmundje të shoqërisë moderne: morrinë e njerëzve pas reality-show. "Eshtë një sëmundje tepër e "rrezikshme", që e shohim të mbërthejë shumë njerëz, të cilët janë lidhur marrëzisht me programe të kësaj natyre, pa ditur të bëjnë dallimin midis një realiteti njerëzor dhe një programi televiziv. Ka me dhjetëra raste, kur individë kanë përfundur në spital, në mbarimin e një programi të tillë, pasi kishin humbur çdo pikë kontakti me jetën reale, por ishin lidhur shpirtërisht me këtë formë jetese virtuale", shprehet Romano, i cili ka besimin se operacione të tilla "kryengritëse", synojnë pikërisht ndërgjegjësimin e njerëzve, për të mos rënë në kurthe të tilla, të cilat krijojnë raste gati-gati patologjike. Po në kuadrin e projektit të tij, nën serinë e performacave të radhës, të nëntitullura "ndërhyrje", pas 5 ditësh artisti Armand Lulja do të realizojë "kryengritjen" e tij, në tregun industrial "Lahi", në ekstremin tjetër të Tiranës.