Me rëndësi është që Kosova të bëhet territor ku do të mbisundojë e drejta

01/02/2005 CËRVENKOVSKI, PRESIDENT I MAQEDONISË, NË INTERVISTËN DHËNË GAZETËS “KATIMERINI"
Fati i Maqedonisë nuk ndërlidhet me fatin e Kosovës. Ne nuk jemi pjesë e problemit dhe as që jemi pjesë e zgjidhjes së tij. Ardhmëria e vendit tonë varet vetëm nga vetë ne dhe nga ajo se si i zgjidhim çështjet tona të brendshme, ka thënë Presidenti i Maqedonisë, Cërvenkovski, i cili çështjen e përshkrimit të kufirit me Kosovën e cilëson vetëm si problem teknik
Problemi kryesor është se Qeveria dhe qytetarët e Kosovës konsiderojnë se pavarësia është zgjidhja e vetme, ndërsa Beogradi është i bindur se Kosova duhet të mbetet në kuadër të Serbisë dhe Malit të Zi, por rol kyç në negociata që pritet të fillojnë në gjysmën e vitit, do të luajë bashkësia ndërkombëtare. Për Maqedoninë, nuk është me rëndësi se çfarë do të jetë statusi final i Kosovës, me rëndësi do të jetë ajo se a do të jetë Kosova territor ku do të mbisundojë e drejta, por edhe ajo që të mos shndërrohet Kosova në një burim kriminaliteti, që do të derdhej edhe në fqinjësi, ka thënë Cërvenkovski për gazetën greke “Katimerini”, pjesë nga e cila po japim në këtë numër, ku bëhet fjalë për shqiptarët në Maqedoni, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për qëndrimiet e Maqedonisë lidhur me Kosovën dhe statusin e saj të ardhshëm final.
Katimerini: A ju brengosë gjendja në Kosovë lidhur me rregullimin e statusit të saj final?
Cërvenkovski: Kosova është çështja e fundit e hapur në Ballkan. Për gjithë rajonin dhe jo vetëm për Kosovën është shumë me rëndësi se si do të zgjidhet kjo çështje. Me këtë rast do të thosha se më e rëndësishme se çfarë do të jetë statusi final i saj do të jetë mënyra se si do të menaxhohet gjithë procesi nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Sipas të gjitha paralajmërimeve, negociatat do të fillojnë diku kah gjysma e vitit. Në ato negociata do të marrin pjesë Beogradi dhe Prishtina si dhe bashkësia ndërkombëtare, e cila, sipas mendimit tim, do të jetë faktori kyç. Ne jemi fqinjë të parë me Kosovën dhe duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përcjellim me vëmendje e kujdes gjithë zhvillimet. Qëndrim yni është se për ne çështje kyçe nuk do të jetë ajo se çfarë do të jetë statusi final i Kosovës, por ajo se a do të jetë Kosova territor ku do të mbisundojë drejtësia dhe a do të ketë institucione të afta që ta zbatojnë atë drejtësi.
Çështja më prioritare, për ne, është që Kosova të bëhet territor i rregulluar në pikëpamje demokratike, pra që të mos bëhet territor ku do të sundonin strukturat e armatosura militante dhe kriminale, por edhe që të mos shndërrohet në burim të kriminalitetit që do të derdhej në fqinjësi, pasi Kosova në këtë pikëpamje paraqet një njollë të zezë në rajon dhe kjo për ne është e rrezikshme, pavarësisht se çfarë do të jetë statusi i saj final.
Katimerini: A pjatoheni me qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, e cila konsideron se zgjidhje e vetme për Kosovën është pavarësia?
Cërvenkovski: Ky në të vërtetë dhe është problemi kryesor, se Qeveria dhe qytetarët e Kosovës konsiderojnë se pavarësia është zgjidhja e vetme, ndërsa Beogradi është i bindur se Kosova duhet të mbetet në kuadër të Serbisë dhe Malit të Zi. Kjo do të thotë se nuk është fjala vetëm për qëndrime të ndryshme, por dhe diametralisht të kundërta. Për këtë mendoj se rolin vendimtar e ka bashkësia ndërkombëtare, sepse nuk besoj se Beogradi dhe Prishtina, duke u nisur dhe nga këto pozicione, do të mund të kenë sukses të gjejnë zgjidhje të përbashkët.
Katimerini: Shumica besojnë se, nëse Kosova e fiton pavarësinë, atëherë shqiptarët nga Tetova dhe Serbia e Jugut do të dëshironin t’i bashkangjiteshin asaj?
Cërvenkovski: Në të kaluarën, Kosova nuk ishte e pavarur dhe sërish kishim probleme. Për këtë dhe thash pak më parë se më e rëndësishme se çfarë do të jetë statusi do të jetë çështja se çfarë rregullimi do të ketë Kosova, me qëllim që të mbisundojnë rregullat dhe standardet ndërkombëtare. Fati i Maqedonisë nuk ndërlidhet me fatin e Kosovës. Ne nuk jemi pjesë e problemit dhe as që jemi pjesë e zgjidhjes së tij. Ardhmëria e vendit tonë varet vetëm nga vetë ne dhe nga ajo se si i zgjidhim çështjet tona të brendshme.
Katimerini: Po, por çështja e përshkrimit të kufirit tuaj me Kosovën ende nuk është zgjidhur dhe ç’është e vërteta vetëm para do ditësh z.Rugova deklaroi se nuk e njeh atë marrëveshje.
Cërvenkovski: Kufijtë janë përcaktuar, ajo që mbetet të bëhet është vetëm përshkrimi i tyre teknik. Si thash edhe më parë, bashkësia ndërkombëtare ka rol kyç në Kosovë. Më duhet ta them edhe atë se bashkësia ndërkombëtare nuk e vë në dyshim ekzistimin, integritetin territorial dhe pashkelshmërinë e kufijve të vendit tonë.
Katimerini: Duke patur parasyshë faktin se po flisni me një pesimizëm më të madh seç janë gjasat për t’u arriur marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës, a mendoni se mund të ndikojë në perspektivën e negociatave fakti se në krye të Qeverisë së Kosovës është zgjedhur njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj?
Cërvenkovski: Gjykuar sipas deklaratave të Beogradit, mund të konkludojmë se kjo do t’i vështirësojë edhe më shumë negociatat. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës është rezultat i zgjedhjeve dhe në këto qëndron konflikti mes rregullave – nëse dikujt ia jep të drejtën që të marrë pjesë në zgjedhje, duhet dhe ta respektosh vullnetin e popullit. Megjithatë, kur formohet Qeveria, kjo duhet të bëhet në mënyrën që të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve ekzistuese vendëse, por edhe të ndikojë në rrjedhën e negociatave të ardhshme.
E përgatiti: