Korridori VIII tenton të dalë nga sirtarët, lobim për financim në BE
Italia, Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria miratojnë deklaratën
Katër vendet e rajonit rinxjerrin nga sirtarët projektin për Korridorin VIII dhe tentojnë që të bindin Bashkimin Europian për ta futur në listën e projekteve prioritare. Projekti që nuk arriti t’i bindë zyrtarët e Brukselit është kthyer sërish në qendrën e vëmendjes nga katër shtetet e interesuara; Italia, Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria. Konkretisht për këtë projekt është zhvilluar dje një konferencë në Tiranë, ku është firmosur nga deklaratë nga ministrat e Transporteve të katër vendeve. “Sot, me deklaratën që do të nënshkruajmë, nuk është e mjaftueshme çka po bëjnë për Korridorin VIII. Do të duhet që atë çka kemi nisur prej vitesh, ta ndjekim në mënyrë periodike deri në realizimin e plotë të këtij projekti madhor për të katër vendet tona”, - deklaroi ministri shqiptar i Transporteve, zoti Olldashi, duke propozuar edhe ndërtimin e një linje hekurudhore përgjatë këtij korridori.
Takimi
Korridori VIII, që lidh dy vende anëtare të BE-së dhe dy vende në proces integrimi, konsiderohet ende si një tangenciale në periferi të Bashkimit Europian dhe përpjekja për të sensibilizuar Brukselin për sigurimin e fondeve të tij nuk ka pasur rezultatin e dëshiruar. Ky fakt është pohuar nga vetë ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, gjatë konferencës “Korridorit VIII, urë lidhëse mes Adriatikut dhe Detit të Zi”. Sipas tij, “kjo do të thotë që duhen intensifikuar përpjekjet pranë Bashkimit Europian për t’i dhënë Korridorit VIII vëmendjen që meriton”. Duke shtuar se duhen vazhduar përpjekjet e palës italiane, shqiptare, maqedonase dhe bullgare për ndërtimin e infrastrukturave përkatëse, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë financiare. “Kjo është në fakt ajo çka Shqipëria po bën prej disa vitesh”, - tha ministri Olldashi, duke rrëfyer rolin e vendit tonë në këtë sipërmarrje. Konkretisht, ai raportoi se “aksi Durrës-Vlorë që lidh portat hyrëse të Korridorit VIII në Shqipëri është pjesërisht i përfunduar dhe pjesërisht në rikonstruksion; aksi Fier Rrogozhinë i përfunduar; aksi Rrogozhinë-Durrës në rikonstruksion me vlerë 70 milionë euro etj.
Harresa
Projekti për ndërtimin e Korridorit VIII lindi që në vitin 1995 dhe u mbështet në zanafillë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që prej asaj periudhe janë organizuar me dhjetëra takime dhe konferenca, por që nuk u arrit ndonjë rezultat konkret. Madje, Bashkimi Europian refuzoi që ta përfshijë në listën e projekteve prioritare të financueshme. Në vitin 2006, raportet i Karel Van Miert dhe i Lojola Del Palacios e shmangën nga grupi i korridoreve pan-europiane. Kjo shkurajoi edhe katër shtetet e interesuara, të cilat gjatë gjithë këtyre viteve nuk arritën që të koordinojnë përpjekjet e përbashkëta për të bërë të mundur gjetjen e burimeve të financimit dhe realizimin e tij. Aktualisht, BE-ja po mbështet me financime Korridorin X, i cili kalon nga Selaniku, nëpër Maqedoni, drejt Serbisë dhe lidhet me akset e tjera pan-europiane të infrastrukturës.
Matteoli, Berishës: “Po lobojmë në BE”
Italia ka qenë dhe është e interesuar për të realizuar Korridorin VIII dhe po lobon në Bashkimin Europian. Kështu u shpreh dje ministri italian i Transportit, zoti Altero Matteoli, në takimin që zhvilloi me kryeministrin Berisha. Burimet zyrtare të qeverisë bëjnë të ditur se ministri Matteoli u shpreh se Italia dhe qeveria italiane ka mbështetur dhe mbështet fuqishëm realizimin e Korridorit 8-të, duke lobuar fort edhe në BE në këtë drejtim, duke shtuar se lidhur me këtë Korridor Italia do t’i qëndrojë impenjimeve që ka marrë”. Duke theksuar se Italia e sheh këtë projekt, si një zhvillim të madh për zonën e euro-mesdheut, Atteoli tha se qeveria italiane është e bindur për realizmin e tij dhe se kjo është bërë e qartë edhe në Bashkimin Evropian. Kreu italian i Transporteve dhe kryeministri Berisha theksuan realizimin e këtij projekti, i cili pritet të sjellë stabilitet, siguri dhe zhvillim në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.
30 Prill 2010