Koalicioni me LSI pas zgjedhjeve
06/02/2005 Gramoz Ruçi thekson se do të ketë koalicione me partitë e majta dhe të qendrës së majtë
Bashkëpunim me LSI pas zgjedhjeve
"Nuk mund të japim që tani poste apo deputetë, por do të shikojmë rezultatet e çdo partie"
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, në një deklaratë të bërë dje, nuk ka përjashtuar një aleancë paszgjedhore me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Numri dy i selisë socialiste ka theksuar, gjatë një takimi në Tepelenë, se "Partia Socialiste do të ketë nevojë të ngutshme, nëse fiton zgjedhjet për aleatë që të qeveris vendin edhe një mandat tjetër. Ky aleat mund të jetë edhe LSI, që pretendon të jetë forca e tretë politike në vend, pas zgjedhjeve të verës 2005. Ne i përkasim të majtës dhe aleancat do të krijohen vetëm pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të verës 2005. Ne nuk mund të japim që tani poste apo deputetë, por ne do të shikojmë rezultatet e çdo partie politike e mbi këtë bazë reale e të verifikuar, do të ndërtohen edhe koalicionet e nesërme me partitë e qendrës së majtë e të majtë, pa përjashtuar askënd". Ruçi e shikon të mundshme si fitoren e së majtës në zgjedhjet e reja parlamentare, ashtu dhe koalicionin me të gjithë spektrin e qendrës së majtë. Sipas tij, "nuk do të ketë më mazhorancë absolute, por aleanca me bazë të gjerë qeverisëse, të cilat do t'i shërbejnë më mirë interesave të vendit". Ndërkohë që Ruçi nuk ka ngurruar të quajë jokonstruktive e serioze politikën e Partisë Demokratike, në raport me ligjin e ri zgjedhor dhe prishjen e marrëveshjes për zonat zgjedhore. Gjatë takimit me banorë të rrethit të Tepelenës, sekretari i Përgjithshëm i PS-së e ka fajësuar PD-në në lidhje me konfliktin për ndarjen e zonave zgjedhore, duke iu referuar pretendimit të PBDNJ-së për këto zona. Sipas tij, "është PD ajo që kërkon t'i heqë një zonë elektorale PBDNJ dhe Omonias në Sarandë dhe jemi ne socialistët që këmbëngulim për të mos e hequr atë. Nisur nga ky qëndrim, PBDNJ do të vijojë të mbetet aleat me ne dhe se problemi do të zgjidhet pa kaluar në veprime ekstreme deri në bojkotim të zgjedhjeve", tha Ruçi.
Përgjigjja
Në kundërshtim me këtë deklaratë të fundit të Ruçit, kreu i LSI-së, Ilir Meta, dje në Novoselë të Vlorës ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë aktuale, të drejtuar nga socialistët. Sipas tij, kjo është qeveria më e dështuar e viteve të fundit, politikat e së cilës janë penguese për integrimin e vendit në Evropë. "Nuk janë mbajtur premtimet e bëra nga mazhoranca, e cila ka kryer një sërë investimesh për rehabilitimin e segmentëve kryesorë rrugorë, por shumë shpejt këta të fundit i janë kthyer gjendjes së mëparshme. Shumë projekte janë lënë pezull. Në mbarë ekonominë shqiptare ndjehet pesha e monopoleve. Kjo kryesisht në bujqësi", tha Meta, i cili shtoi se nuk ekziston dialogu i duhur ndërmjet komunitetit dhe qeverisë.
Meta: Të investohet në akset rrugore
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, së bashku me kryetarin e Lëvizjes Rinore për Integrim, Elvis Mataj, zhvilluan dje disa takime të hapura me përkrahës dhe simpatizantë të LSI-së dhe banorë të Novoselës dhe të Kotës, në lumin e Vlorës. Gjatë këtyre takimeve, Meta shprehu angazhimin e LSI-së për zhvillimin e këtyre zonave dhe në veçanti për inkurajimin e bujqësisë, agrobiznesit, si dhe në veçanti të biznesit të vogël dhe të mesëm. Meta shprehu angazhimin për të zhbllokuar të gjithë ato projekte madhore që do të zhvillojnë gjithë zonën e Vlorës dhe jugun e Shqipërisë. Por në mënyrë të veçantë, ai shprehu vendosmërinë e LSI-së, për ndërtimin e shpejtë të rrugës së re të standardeve europiane, Lushnjë-Vlorë, e cila, sipas Metës, duhej të kishte përfunduar brenda këtij mandati qeverisës, si dhe shprehu angazhimin për ndërtimin e shpejtë të rrugës së bregut, që do lidhë Vlorën me Sarandën, projekt edhe ky që duhej të kishte përfunduar brenda këtij mandati, sipas premtimeve dhe angazhimeve të ndërmarra në vitin 2001. Në Kotë, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, shprehu keqardhjen për shpërdorimin që i është bërë fondeve për rrugën e lumit të Vlorës, e cila është e një cilësie shumë të dobët, gjë që u denoncua edhe nga vetë banorët. Meta u angazhua përpara banorëve të kësaj zone për mundësimin e lidhjes së rrugës së Lumit me bregdetin. Gjatë këtyre takimeve, Meta shprehu bindjen se LSI do të jetë forca fituese e këtyre zgjedhjeve edhe në rrethin e Vlorës, pasi ky qytet gjithmonë është bashkuar me ndryshimin dhe ka përqafuar të renë, "pasi Vlora nuk ka nevojë vetëm për fjalë të mira në ditë festash, por mbi të gjitha për projekte të mira, që i japin një perspektivë tjetër popullit të saj të zhgënjyer aq shumë nga tranzicioni i këtyre 15 viteve".