PD “Ditët e Shpresës”, dje në Librazhd
06/02/2005 Demokratët e Librazhdit, festuan dje “Ditët e Shpresës” me rastin e 14-vjetorit të kijimit të degës së PD-së së Librazhdit, ditë që përkon me 14 shkurtin, ditën e "Shën Valentinit”. Me këtë rast mijëra simpatizantë të kësaj partie, kishin mbushur sallën e Qendrës Kulturore të rrethit, ku sipas drejtuesve lokalë në përkujtim të kësaj dite ishin shpërndarë 1700 ftesa. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, tha në fjalën e tij se "po e festojmë përpara këtë festë, për të thënë se ne nuk presim kur të vijë dita e fitores, pasi ajo ditë do të jetë shumë e afërt, do të jetë në mesin e këtij viti, por edhe për t’iu dhënë një mesazh shqiptarëve, që kjo qeveri e cila të kujton qeverinë e kohës së Adil Çarçanit, nuk ka ndryshuar asgjë në imazhin e saj, ndaj ne do të rikthejmë edhe një herë shpresën te shqiptarët. Njeriu është i trishtuar kur ka ende shpresë dhe në të vërtetë shqiptarët sot ndjehen të trishtuar". Për këtë, ai ka përmendur edhe vizitën e Berishës në SHBA.