Hapet shkolla e parë dygjuhëshe
Shkolla dygjuhëshe maqedono-
shqiptare e parë e
integruar, ku pjesa më e
madhe e lëndëve mësimore zhvillohet
në maqedonisht dhe
shqip, nisi këto ditë funksionimin
e saj në fshatin Preljubishte
të Komunës Jegunovcë pranë
Tetovës. Për vënien në funksionim
të një shkolle të tillë
model, qeveria e Norvegjisë
dhuroi 170 mijë euro, ndërsa
projektin e saj e realizoi qendra
"Dialogu Nansen" e Shkupit.
"Grupe etnike të ndryshme do
të kenë shansin që të njihen më
mirë me njëri-tjetrin dhe, po
ashtu, ta respektojnë më
shumë njëri-tjetrin", tha, midis
tjerave, znj. Arild Moberk
Sande, përfaqësuese e Ministrisë
së Jashtme të Norvegjisë që
kishte ardhur posaçërisht më
këtë rast në Maqedoni. "Ky është
një shembull i mirë sesi realizohet
me sukses një projekt i
fushës së arsimit", tha, nga ana
e tij, zëvendëskryeministri Abdylaqim
Ademi që, gjithashtu,
mori pjesë në ceremoninë e
hapjes së shkollës në fshatin
Preljubishtë. Për kryetarin e Komunës
së Jegunovcit, Tone Kocevski,
"fjala është për një shkollë,
ku mësimet do të zhvillohen
mbi bazën e modeleve
evropiane të bashkëjetesës që
tashmë e kanë provuar veten
me sukses edhe në shtete të
tjera evropiane dhe kanë dhënë
rezultate të mëdha edhe në
fushën e arsimimit". "Nëse ky
projekt do të ketë sukses,
ndërkohë që ekzistojnë të gjitha
kushtet që ai të ketë sukses,
atëherë mund të hapen shkolla
të tjera të këtij tipi edhe në
qytete e fshatra të tjerë në
Maqedoni", tha ai
shqiptare e parë e
integruar, ku pjesa më e
madhe e lëndëve mësimore zhvillohet
në maqedonisht dhe
shqip, nisi këto ditë funksionimin
e saj në fshatin Preljubishte
të Komunës Jegunovcë pranë
Tetovës. Për vënien në funksionim
të një shkolle të tillë
model, qeveria e Norvegjisë
dhuroi 170 mijë euro, ndërsa
projektin e saj e realizoi qendra
"Dialogu Nansen" e Shkupit.
"Grupe etnike të ndryshme do
të kenë shansin që të njihen më
mirë me njëri-tjetrin dhe, po
ashtu, ta respektojnë më
shumë njëri-tjetrin", tha, midis
tjerave, znj. Arild Moberk
Sande, përfaqësuese e Ministrisë
së Jashtme të Norvegjisë që
kishte ardhur posaçërisht më
këtë rast në Maqedoni. "Ky është
një shembull i mirë sesi realizohet
me sukses një projekt i
fushës së arsimit", tha, nga ana
e tij, zëvendëskryeministri Abdylaqim
Ademi që, gjithashtu,
mori pjesë në ceremoninë e
hapjes së shkollës në fshatin
Preljubishtë. Për kryetarin e Komunës
së Jegunovcit, Tone Kocevski,
"fjala është për një shkollë,
ku mësimet do të zhvillohen
mbi bazën e modeleve
evropiane të bashkëjetesës që
tashmë e kanë provuar veten
me sukses edhe në shtete të
tjera evropiane dhe kanë dhënë
rezultate të mëdha edhe në
fushën e arsimimit". "Nëse ky
projekt do të ketë sukses,
ndërkohë që ekzistojnë të gjitha
kushtet që ai të ketë sukses,
atëherë mund të hapen shkolla
të tjera të këtij tipi edhe në
qytete e fshatra të tjerë në
Maqedoni", tha ai