Vojvodina: Të shkëputemi nga Serbia
Që Vojvodinën e kanë
përfshirë ethet secesioniste
(shkëputëse)
nga Serbia e tregojnë
edhe seanca e fundit
e Kuvendit të saj, ku, ditët e fundit,
çështja e projekt-statutit të ri
të saj ishte pika e vetme e rendit
të ditës dhe reagimet e kundërshtimet
e ashpra të tij (projekt-statutit)
nga ana e partive serbe në
këtë krahinë autonome, deri tani,
të Serbisë.
Duke marrë fjalën në këtë seancë
plenare të Kuvendit vojvodinas,
kryetari i Veçes Ekzekutive
(qeverisë) së Vojvodinës, Bojan
Pajtiç, midis të tjerave, vuri në
dukje se "miratimi i statutit të ri
është një detyrim që ne kemi kundrejt
qytetarëve të Vojvodinës, por
edhe kundrejt statutit të ri të Serbisë
që e konsideron Vojvodinën
si krahinë autonome". Në përpjekje
për të ulur tensionet që
kanë përfshirë deputetët e partive
serbe dhe proserbe në Kuvendin
vojvodinas, sepse dhjetëra
amendamente të paraqitura në
të kërkojnë për Vojvodinën më
shumë sesa autonomia, ai vuri në
dukje se "statuti i ri i Vojvodinës
nuk duhet të konsiderohet as
epokal dhe as historik".
"Statuti na garanton neve të
drejtat që ne i kemi merituar prej
kohësh dhe qytetarët e shohin atë
si një mëngjes pas një nate të errët",
tha Pajtiç, duke shtuar me zë
patetik "Mirëmëngjes, Vojvodinë".
"Projekt-statuti i ri nuk është vullnet
i elitës politike, por nevojë thelbësore
e çdo burri, gruaje dhe çdo
njeriu që i konsideron politikanët
njerëz seriozë dhe të përgjegjshëm",
tha kryetari i Veçes Ekzekutive
vojvodinase, duke theksuar
se "problemi nuk qëndron te fakti
se Serbia ka Vojvodinën, por çfarë
nuk ka ajo më këtu? Ne u kemi
premtuar qytetarëve tanë një
Vojvodinë evropiane për të gjithë
njerëzit e mirë, një zhvillim të
shpejtë ekonomik dhe një decentralizim
efikas". Pajtiç vuri në
dukje se projekt-statuti i ri i Vojvodinës
është plotësisht në përputhje
me frymën e Kushtetutës, por
edhe me ndryshimet që kanë
ndodhur në Serbi gjatë dy dhjetëvjeçarëve
të fundit.
"Për këtë arsye, gjatë hartimit
të projekt-statutit të ri nuk kemi
synuar revitalizimin e asaj që tashmë
është tejkaluar në mënyrë të
pakthyeshme dhe është kapërcyer
historikisht. Autonomia, sipas
Kushtetutës së vitit 1974, ka qenë
një mëvetësi brenda një shteti
partiak dhe një ekonomie partiake,
gjë që tani ne nuk e duam më
prej kohësh. Ne kemi nevojë për
një autonomi funksionale, e cila
duhet t‘i shërbejë decentralizimit
të mëtejshëm dhe rrugës evropiane
të Serbisë", tha duke përfunduar
Pajtiç. Sekretari krahinor për
Administratën, Tomash Korhec,
nga ana e tij, e cilësoi projekt-statutin
e ri si aktin juridik më të rëndësishëm
që është diskutuar ndonjëherë
në Kuvendin shumëpartiak
të Vojvodinës.
Por, pavarësisht nga gjuha e
kamufluar e atyre që morën fjalën
në seancën plenare të Kuvendit
vojvodinas dhe që u shprehën në
favor të projekt-statutit të ri që, në
fakt, synon t‘i japë Vojvodinës
konture konkrete të shtetësisë,
reagimet e ashpra të partive serbe
dhe proserbe në këtë krahinë
tregojnë se këto të fundit e kuptojnë
thelbin e vërtetë të asaj që
përmban projekt-statuti i ri, duke
iu kundërvënë atij me forcë dhe
duke e konsideruar atë si një të
tillë që synon secesionin e Vojvodinës
nga Serbia. Këshilli Krahinor
i Partisë Demokratike të Serbisë
(PDS) organizoi këto ditë në
sheshin qendror të kryeqendrës
vojvodinase, Novi Sad, një protestë
me moton "Stop secesionizmit".
Gjatë kohës së zhvillimit të
seancës plenare të lartpërmendur
të Kuvendit të Vojvodinës,
kushtuar diskutimit të projektstatutit
të ri të saj, aktivistë të
PDS-së u ndanë deputetëve letra
në formë traktesh, ku shkruhej
"Vojvodina nuk është shtet brenda
shtetit, por një krahinë autonome
brenda Serbisë unike dhe
të pandashme".
përfshirë ethet secesioniste
(shkëputëse)
nga Serbia e tregojnë
edhe seanca e fundit
e Kuvendit të saj, ku, ditët e fundit,
çështja e projekt-statutit të ri
të saj ishte pika e vetme e rendit
të ditës dhe reagimet e kundërshtimet
e ashpra të tij (projekt-statutit)
nga ana e partive serbe në
këtë krahinë autonome, deri tani,
të Serbisë.
Duke marrë fjalën në këtë seancë
plenare të Kuvendit vojvodinas,
kryetari i Veçes Ekzekutive
(qeverisë) së Vojvodinës, Bojan
Pajtiç, midis të tjerave, vuri në
dukje se "miratimi i statutit të ri
është një detyrim që ne kemi kundrejt
qytetarëve të Vojvodinës, por
edhe kundrejt statutit të ri të Serbisë
që e konsideron Vojvodinën
si krahinë autonome". Në përpjekje
për të ulur tensionet që
kanë përfshirë deputetët e partive
serbe dhe proserbe në Kuvendin
vojvodinas, sepse dhjetëra
amendamente të paraqitura në
të kërkojnë për Vojvodinën më
shumë sesa autonomia, ai vuri në
dukje se "statuti i ri i Vojvodinës
nuk duhet të konsiderohet as
epokal dhe as historik".
"Statuti na garanton neve të
drejtat që ne i kemi merituar prej
kohësh dhe qytetarët e shohin atë
si një mëngjes pas një nate të errët",
tha Pajtiç, duke shtuar me zë
patetik "Mirëmëngjes, Vojvodinë".
"Projekt-statuti i ri nuk është vullnet
i elitës politike, por nevojë thelbësore
e çdo burri, gruaje dhe çdo
njeriu që i konsideron politikanët
njerëz seriozë dhe të përgjegjshëm",
tha kryetari i Veçes Ekzekutive
vojvodinase, duke theksuar
se "problemi nuk qëndron te fakti
se Serbia ka Vojvodinën, por çfarë
nuk ka ajo më këtu? Ne u kemi
premtuar qytetarëve tanë një
Vojvodinë evropiane për të gjithë
njerëzit e mirë, një zhvillim të
shpejtë ekonomik dhe një decentralizim
efikas". Pajtiç vuri në
dukje se projekt-statuti i ri i Vojvodinës
është plotësisht në përputhje
me frymën e Kushtetutës, por
edhe me ndryshimet që kanë
ndodhur në Serbi gjatë dy dhjetëvjeçarëve
të fundit.
"Për këtë arsye, gjatë hartimit
të projekt-statutit të ri nuk kemi
synuar revitalizimin e asaj që tashmë
është tejkaluar në mënyrë të
pakthyeshme dhe është kapërcyer
historikisht. Autonomia, sipas
Kushtetutës së vitit 1974, ka qenë
një mëvetësi brenda një shteti
partiak dhe një ekonomie partiake,
gjë që tani ne nuk e duam më
prej kohësh. Ne kemi nevojë për
një autonomi funksionale, e cila
duhet t‘i shërbejë decentralizimit
të mëtejshëm dhe rrugës evropiane
të Serbisë", tha duke përfunduar
Pajtiç. Sekretari krahinor për
Administratën, Tomash Korhec,
nga ana e tij, e cilësoi projekt-statutin
e ri si aktin juridik më të rëndësishëm
që është diskutuar ndonjëherë
në Kuvendin shumëpartiak
të Vojvodinës.
Por, pavarësisht nga gjuha e
kamufluar e atyre që morën fjalën
në seancën plenare të Kuvendit
vojvodinas dhe që u shprehën në
favor të projekt-statutit të ri që, në
fakt, synon t‘i japë Vojvodinës
konture konkrete të shtetësisë,
reagimet e ashpra të partive serbe
dhe proserbe në këtë krahinë
tregojnë se këto të fundit e kuptojnë
thelbin e vërtetë të asaj që
përmban projekt-statuti i ri, duke
iu kundërvënë atij me forcë dhe
duke e konsideruar atë si një të
tillë që synon secesionin e Vojvodinës
nga Serbia. Këshilli Krahinor
i Partisë Demokratike të Serbisë
(PDS) organizoi këto ditë në
sheshin qendror të kryeqendrës
vojvodinase, Novi Sad, një protestë
me moton "Stop secesionizmit".
Gjatë kohës së zhvillimit të
seancës plenare të lartpërmendur
të Kuvendit të Vojvodinës,
kushtuar diskutimit të projektstatutit
të ri të saj, aktivistë të
PDS-së u ndanë deputetëve letra
në formë traktesh, ku shkruhej
"Vojvodina nuk është shtet brenda
shtetit, por një krahinë autonome
brenda Serbisë unike dhe
të pandashme".