UFO-t zbresin edhe në Serbi e Slloveni?
Duket se jashtëtokësorët
kanë zbritur
edhe në Serbi e Slloveni,
por deri tani nuk
ka asnjë konfirmim zyrtar për
këtë, edhe pse kanë filluar menjëherë
investigimet e strukturave
përkatëse, pasi kanë marrë më
parë dëshmitë e banorëve.
Serbi
Banorët e fshatit Ribare, që
ndodhet pranë qytetit Shabac të
Serbisë, të cilëve u referohet ditët
e fundit media serbe, janë të bindur
se, këto ditë, fshatin e tyre e
kanë vizituar jashtëtokësorë ose
kanë qenë dëshmitarë të ndonjë
force të paparë, deri tani, të
natyrës, e cila shkuli me forcë tjegullat
prej qeramike nga çatitë e
disa prej shtëpive të tyre, si dhe
rrafshoi plotësisht me tokën një
fushë të mbjellë me misër!
Në fakt, takimin e afërt me "jashtëtokësorët"
nuk e përjetuan të
gjithë banorët e fshatit, por disa
prej tyre, për të cilët fshatarët e
tjerë thanë se janë njerëz seriozë
dhe se nuk do t‘ia lejonin vetes të
sajonin e të talleshin, në këtë
mënyrë, me banorët e tjerë të fshatit.
"Isha në oborr, kur ndjeva
forcën shtytëse të diçkaje dhe filloi
të dridhej toka, ndërsa po më
dukej se ajo (toka) po më ikte nga
këmbët. Nuk do ta harroj kur tingullin
që shoqëroi këtë dukuri të
frikshme, pasi ishte i panatyrshëm.
Këmbët dhe gjunjët filluan
të më dridhen nga frika. U bë errësirë,
filloi një shi i fortë në formë
rrebeshi. Asgjë nuk shihja, vetëm
dëgjoja fërshëllimën e një ere të
furishme që nuk e di si filloi menjëherë.
Të nesërmen e gjeta fushën
time të mbjellë me misër, të rrafshuar
krejt me tokën", tregon një
nga banoret e fshatit Ribare. Edhe
banorë të tjerë të fshatit thanë se
e kishin dëgjuar zhurmën e
tmerrshme që më shumë, sipas
tyre, ngjante me uturimën e një
avioni që po bie në tokë.
Slloveni
Një ngjarje jo e zakonshme
ndodhi ditët e fundit në Slloveni,
ku disa njerëz panë me sytë e tyre
një objekt fluturues të pazakontë,
njofton media sllovene. Disa banorë
nga Ajdovshçina, Ozeljani dhe
Shempasi dëgjuan një zhurmë të
padëgjuar kurrë më parë, ndërsa
panë një objekt fluturues. Rreth
orës 18:00, në një zonë në Luginën
e Vipavit, iku energjia elektrike,
ndërsa telefonat celularë
mbetën pa sinjal. A.Z. nga Shempasi,
pranë qytetit slloven Nova
Gorica, vuri në dukje se kishte parë
në qiell një objekt të madh që fluturonte
në mënyrë kaotike, ndërsa
ndjente që ajri ishte plot elektricitet.
"Të gjitha këto së bashku
përbënin, me të vërtetë, një çudi
të paparë. Kurrë më parë nuk kemi
përjetuar diçka të tillë", thanë disa
banorë, për të cilët thuhet se kurrë
më parë nuk kanë besuar për
ekzistencën e jashtëtokësorëve.
kanë zbritur
edhe në Serbi e Slloveni,
por deri tani nuk
ka asnjë konfirmim zyrtar për
këtë, edhe pse kanë filluar menjëherë
investigimet e strukturave
përkatëse, pasi kanë marrë më
parë dëshmitë e banorëve.
Serbi
Banorët e fshatit Ribare, që
ndodhet pranë qytetit Shabac të
Serbisë, të cilëve u referohet ditët
e fundit media serbe, janë të bindur
se, këto ditë, fshatin e tyre e
kanë vizituar jashtëtokësorë ose
kanë qenë dëshmitarë të ndonjë
force të paparë, deri tani, të
natyrës, e cila shkuli me forcë tjegullat
prej qeramike nga çatitë e
disa prej shtëpive të tyre, si dhe
rrafshoi plotësisht me tokën një
fushë të mbjellë me misër!
Në fakt, takimin e afërt me "jashtëtokësorët"
nuk e përjetuan të
gjithë banorët e fshatit, por disa
prej tyre, për të cilët fshatarët e
tjerë thanë se janë njerëz seriozë
dhe se nuk do t‘ia lejonin vetes të
sajonin e të talleshin, në këtë
mënyrë, me banorët e tjerë të fshatit.
"Isha në oborr, kur ndjeva
forcën shtytëse të diçkaje dhe filloi
të dridhej toka, ndërsa po më
dukej se ajo (toka) po më ikte nga
këmbët. Nuk do ta harroj kur tingullin
që shoqëroi këtë dukuri të
frikshme, pasi ishte i panatyrshëm.
Këmbët dhe gjunjët filluan
të më dridhen nga frika. U bë errësirë,
filloi një shi i fortë në formë
rrebeshi. Asgjë nuk shihja, vetëm
dëgjoja fërshëllimën e një ere të
furishme që nuk e di si filloi menjëherë.
Të nesërmen e gjeta fushën
time të mbjellë me misër, të rrafshuar
krejt me tokën", tregon një
nga banoret e fshatit Ribare. Edhe
banorë të tjerë të fshatit thanë se
e kishin dëgjuar zhurmën e
tmerrshme që më shumë, sipas
tyre, ngjante me uturimën e një
avioni që po bie në tokë.
Slloveni
Një ngjarje jo e zakonshme
ndodhi ditët e fundit në Slloveni,
ku disa njerëz panë me sytë e tyre
një objekt fluturues të pazakontë,
njofton media sllovene. Disa banorë
nga Ajdovshçina, Ozeljani dhe
Shempasi dëgjuan një zhurmë të
padëgjuar kurrë më parë, ndërsa
panë një objekt fluturues. Rreth
orës 18:00, në një zonë në Luginën
e Vipavit, iku energjia elektrike,
ndërsa telefonat celularë
mbetën pa sinjal. A.Z. nga Shempasi,
pranë qytetit slloven Nova
Gorica, vuri në dukje se kishte parë
në qiell një objekt të madh që fluturonte
në mënyrë kaotike, ndërsa
ndjente që ajri ishte plot elektricitet.
"Të gjitha këto së bashku
përbënin, me të vërtetë, një çudi
të paparë. Kurrë më parë nuk kemi
përjetuar diçka të tillë", thanë disa
banorë, për të cilët thuhet se kurrë
më parë nuk kanë besuar për
ekzistencën e jashtëtokësorëve.