E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Roli i UNMIK, lehtësues

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu
përgjigjur pyetjeve të deputetëve dje në Kuvend
tha, se ai si dhe krerët e tjerë të institucioneve dhe
të subjekteve politike janë të informuar nga Lamberto
Zannier për bisedat që ai zhvillon me Beogradin
dhe theksoi se roli i UNMIK-ut është lehtësues e
jo vendimmarrës. "Ne respektojmë dhe vlerësojmë
rolin e OKB-së në këto nëntë vjet, mirëpo, edhe
UNMIK-u është i vetëdijshëm se Kosova është shtet
i pavarur, sovran dhe demokratik, se ka Kushtetutën
e vet", tha ai. "Roli i autoriteteve të OKB-së është
kryesisht lehtësues dhe në kuadër të këtij roli ata po
zhvillojnë kontakte, që janë në interes të paqes, stabilitetit
e bashkëpunimit rajonal e perspektivës për
t‘u integruar si shtete të veçanta në strukturat e BEsë
dhe në NATO", shtoi Thaçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›