Korrupsioni me eksplozivin u denoncua nga një biznesmen
Bashkëpunimi me drejtësinë i një subjekti që nuk fitoi licensë zbuloi skandalin nr.2 në Ministrinë e Mbrojtjes
TIRANË- Denoncimi i përfaqësuesit të një subjekti, që humbi të drejtën për t'u pajisur me licencë për transportimin e lëndëve plasëse ka zbuluar korrupsionin në Ministrinë e Mbrojtjes.Dy zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, të arrestuar me akuzën e korrupsionit pasiv duket se nuk e kanë marrë parasysh masën e irritimit të personave të dëmtuar, të cilët nuk kanë nguruar të denoncojnë në polici aferat korruptive. Në fakt, burime nga policia thanë dje për "Shekullin"se ka qenë një përfaqësues i një subjekti i cili u paraqit pranë sektorit të antikrimit ekonomik në janar të këtij viti, duke denoncuar mitmarrjen në drejtorinë që merrej me licensimin e tregtisë së eksplozivëve. "Nuk mund të bëjmë publik emrin e këtij denoncuesi, por ai ka ofruar bashkëpunim gjatë 4 muajve që u zhvilluan hetimet",-pohuan dje burime nga grupi hetimor. Policia nisi menjëherë hetimet dhe pas katër muajsh arrestoi katër persona. Shkëlzen Madani, 44-vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, Kadri Suli, 53-vjeç, me detyrë ish- komandant i brigadës logjistike nr.4300, Aurela Çota, 25-vjeçe, me detyrë përfaqësuese e shoqërisë Nitromak Albania sh.p.k., Ferdinand Hodo, 48-vjeç, me detyrë administrator i shoqërisë Geoconsult sh.p.k., janë katër personat në ngarkim të të cilëve Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurimit me "arrest në burg".
Abuzimet
Dy zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes Shkëlzen Madani dhe Kadri Suli, si dhe dy përfaqësuesit e subjekteve private, Aurela Çota e Ferdinant Hodo u vunë në vëzhgim nga policia më 3 janar të këtij viti. Prej rreth katër muajsh, policia është vënë në kërkim të provave për dyshimet e abuzimeve me dhënien e licencave për tregtinë e lëndëve plasëse. Një përfaqësues i një subjekti deklaroi në policinë e Tiranë se i plotësonte të gjitha kriteret për të fituar licencën, por në fakt kishte humbur, pasi nuk kishte pranuar të paguante "gjobën", ndërkohë që fitues ishin shpallur subjekte të cilat nuk plotësonin kriteret. Dyshimet se licencat ishin dhënë kundrejt shumave të parave ka bërë që policia e Tiranës të nisë hetimet. Më pas hetimet kaluan në Drejtorinë Kundër Krimit Financiar në Departamentin e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit e cila në bashkëpunim me Prokurorinë Taks-Forcë siguruan prova të mjaftueshme për të bindur gjykatën që të çonte në burg katër të dyshuarit. Burime nga policia thanë se dy shoqëritë, "Nitromak Albania sh.p.k" dhe "Geoconsult sh.p.k" ishin pajisur me licencë për transportimin e lëndëve plasëse, duke paguar para. Sipas të njëjtave burime policore, lëndët plasëse ishin përdorur për rrugën Durrës-Kukës. Municionet merreshin në depot e qytetit të Elbasanit dhe transportoheshin nga këto shoqëri drejt kësaj rruge, kryesisht në segmentin më të vështirë të saj, Rrëshen-Kalimash.
Operacioni
Përgjimet dhe materialet e tjera kanë qenë prova të mjaftueshme për të bindur Gjykatën e Tiranës të vendosë masën e sigurisë arrest me burg për katër të dyshuarit. Kështu, fill pas vendimit të gjykatës forcat e policisë organizuan një operacion të koduar "NITROMAK"për kapjen njëkohësisht të katër personave. Burime zyrtare nga policia thanë se pasi janë kapur, të dyshuarve iu komunikua masa e arrestit për veprat penale të korrupsionit aktiv të personit që ushtron funksione publike, ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, të korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim i detyrës. Mësohet se Shkëlzen Madani, i cili mbante detyrën e drejtorit në Drejtorinë eMenaxhimit të Instalimeve dhe të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, nuk ka pranuar të janë deklarime pa praninë e avokatit. Në bazë të hetimeve, rezulton se ai u ka dhënë dy shoqërive licenca, megjithëse ato nuk përmbushnin kriteret, kundrejt shumës së parave.
TË ARRESTUARIT
Shkëlzen Madani
44 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes
Kadri Suli
53 vjeç, me detyrë ish- komandant i brigadës logjistike nr.4300, pranë Komandës Mbështetëse të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura
Aurela Çota
25 vjeçe, me detyrë përfaqësuese e shoqërisë "Nitromak Albania sh.p.k", kompani që merret me tregtinë e eksplozivëve
Ferdinant Hodo
48 vjeç, me detyrë administrator i shoqërisë "Geoconsult sh.p.k", kompani kjo që merrej me tregtinë e lëndëve plasëse
Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë favorizuar vetëm dy kompani në tregtinë e lëndëve plasëse
Afera korruptive me eksplozivin e rrugës Rrëshen-Kalimash
Arsenali i lëndëve plasëse që u përdor për segmentin Rrëshen-Kalimash duket se ka ngritur pazarin e këtij biznesi sidhe nivelin e përfshirjes së zyrtarëve të lartë në afera korruptive. Kërkesat në rritje për eksplozivduket se kanë sjellë monopolizimin e këtij sektori, me ndihmën e zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes. Të paktën, kështu bëhet me dije nga grupi i hetimit, pas arrestimit të dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrotjes dhe përfaqësuesve të dy kompanive private të tregtisë së lëndëve eksplozive. Po sipas të njëjtave burime, thuhet se Madani dhe Suli kanë favorizuar kundrejt përfitimit të paravedy firmat "Nitromak Albania sh.p.k."dhe "Geoconsult sh.p.k".Pas arrestimeve gjatë pasdites së djeshme, burimet zyrtare të Prokurorisë deklaruan se: "mbas hetimeve disamujore, të kryera me metoda speciale ka rezultuar se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë kryer veprime korruptive në procesin e dhënies së lejeve për përdorim civil të lëndëve plasëse dhe dhënien me qira të objekteve ushtarake". Ndërsa burime nga grupi i hetimitthanë dje se është vërtetuar se dy titullarët e Ministrisë së Mbrojtjeskanëfavorizuar në dhënien elicensave përtregtimin e lëndëve eksplozivedy firmate mësipërme si dhe u kanë ofruar atyre ambiente me qira të ulët,në mënyrë të jashtëligjshme. Kundrejt rryshfetit,firmat kanë përfituar ekskluzivitetin e këtij aktiviteti ndërkohë që janë përjashtuarshoqëri të tjera që operojnë në këtë fushë. Megjithëseende nuk bëhet me dije sesa para janë përfituar prej dy zyrtarëve, Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar dje zyrtarisht se akuzatrëndojnë jo vetëm mbi ta, por edhe mbi dy përfaqësuesit e shoqërive që tregtojnë lëndë plasëse.