E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetaria po e sfidon Berishën

Xhafa

Mesazhet politike janë përcjellë dje edhe nga çadra e grevës së urisë. Deputeti Fatmir Xhafaj u është drejtuar protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke ua bërë të qartë edhe njëherë vullnetin për të qëndruar dhe vijuar betejën për transparencën e zgjedhjeve. “Po i drejtohem Sali Berishës, njeriut që kërkon të mbajë peng vullnetin e qytetarëve, se tashmë është krejtësisht i vetëm, është tërësisht i vetmuar përballë qytetarisë që e sfidoi me votë, që po e sfidon me lule dhe uri, që po e sfidon ditë pas dite me qytetari. Sali Berisha, hiqu udhës!”, ka deklaruar Xhafaj. Ai ka theksuar se sakrifica e 203 grevistëve shenjtëron lirinë e nëpërkëmbur në Shqipëri, atë liri për të cilën ai u shpreh se “unë, Fatmir Xhafaj, qytetar i lirë i këtij vendi, jam i gatshëm të jap dhe jetën time si peng për lirinë”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›