Hapja e dosjeve përplas Topin me Topallin
Presidenti i Republikës dhe kryetarja e Kuvendit kanë pasur rastin t’i shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit në një takim të ftuar nga ish-të përndjekurit politikë, por gjesti nuk reflektoi qetësi mes dy krerëve të institucioneve. Së bashku, krerët e shtetit kanë ndjekur një dokumentar mbi krimet e komunizmit në Shqipëri, mbi elitën shqiptare në ato vite. Reagimi i të dyve nuk ka qenë në sinkron me ndjenjat që mund të kenë përjetuar gjatë shfaqjes së filmit, por ka reflektuar përplasjet e institucioneve që ata drejtojnë. Debati i fundit për çështjen e hapjes së dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, nuk kishte si të mos reflektohej në media nga dy protagonistët. Ndërsa Topalli u shpreh se nisma e fundit është një veprim serioz për të dënuar persekutorët, pasi jemi 20 vite larg rënies së komunizmit dhe nuk tolerohet më, Presidenti Topi ka qenë dakord vetëm me pikën e fundit, që ka kaluar shumë kohë. Kreu i shtetit u shpreh se “ka vetëm demagogji dhe jo veprime konkrete”.
Topalli
“Ne nuk mund të lejojmë më, që në institucionet kryesore të shtetit shqiptar, në Prokurori, në Presidencë, në Parlament, në qeveri, në Gjykatë të Lartë, në Gjykatë Kushtetuese dhe në institucione të tjera të kemi njerëz, të cilët kanë marrë pjesë në gjyqe politike dhe që kanë kontribuar në atë që ka qenë gjëja më e tmerrshme, që ishte Sigurimi i Shtetit, i drejtuar nga Enver Hoxha”, - tha Topalli për median. E pyetur nga median nëse do të përfshihet në ligjin e ri përjashtimi i këtyre njerëzve nga këto institucione, kreu i Kuvendit tha se “natyrisht që ligji synon të pengojë që në Parlament, në Presidencë, në Gjykatën e Lartë dhe në nivele të tjera, më të larta të shtetit shqiptar, të emërohen, të propozohen të tilla kandidatura, që kanë marrë pjesë në gjyqe politike dhe kanë probleme me Sigurimin e Shtetit”. Ky qëndrim i Topallit vjen vetëm pak kohë, pasi mazhoranca rrëzoi në Kuvend dekretet e Presidentit Topi për Gjykatën e Lartë, ndër të cilët sipas PD-së dy kandidatura kishin lidhje pikërisht me gjyqet komuniste. Ndërkohë duke kërkuar që kjo gjë të bëhet realitet, ajo shtoi se “megjithatë, mendoj se kemi përsëri shumë për të bërë dhe unë do të jem në mbështetje të çdo iniciative që çon në dënimin e sistemit komunist dhe në pajtimin e shoqërisë shqiptare. Shoqëria shqiptare nuk mund të jetë e drejtë pa mbyllur këtë kapitull të shëmtuar, dhe ky kapitull i shëmtuar mbyllet vetëm duke dënuar krimet e komunizmit”.
Qëndrimi i Topit
Ndërkohë kreu i shtetit nuk bëri komente për dekretet e reja që do të sjellë në Kuvend për anëtarët e Gjykatës së Lartë, por preferoi të shoqërohej nga një e afërme e familjes së tij që kishte vuajtur në regjimin komunist. Ai nuk hezitoi t’i cilësonte demagogji përpjekjet e politikës për të hapur dosjet. Topi tha se “në mënyrë simbolike, unë kam një grua këtu pranë, është nusja e dajës tim që ka qenë pikërisht në ata të përndjekur që u pasqyruan këtu, por që është vetëm një nga të gjithë ata të persekutuar, të cilët realisht duhet të flasin shumë, por edhe ata që pikërisht flasin në emër të tyre dhe po i konsumojnë edhe kartën morale të fundit këtij problemi, që pas gati njëzet vjet demokraci, ka shumë demagogji dhe për fat të keq nuk ka veprime konkrete”.
I përndjekuri Simon Miraka kritikon Topin: Po promovoni persekutorët
Ish-të përndjekurit kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre në lidhje me debatin e fundit për sa i përket çështjes së dekreteve të Presidentit Topi për anëtarët në Gjykatën e Lartë. Ish-i përndjekuri politik Simon Miraka, gjatë fjalës që mbajti në takimin e djeshëm për shfaqjen mbi krimet e komunizmit, kritikoi Presidentin Topi në lidhje me dekorimet e fundit, si dhe emrat e dekretuar për të qenë gjyqtarë të lartë. “Ju po promovoni persekutorët tanë në ato vite. Por kritikës së tij nuk i shpëtuan as deputetët, të cilët hidhen votën për dy kandidatët për Gjykatën e lartë. “Keni votuar Kristaq Krajën, i dhatë 65 vota Zamir Podës, si dhe keni dekoruar Skënder Prezën”, - tha Miraka në fjalën e tij. Deklarata në fjalë nuk u komentuar nga Presidenti Topi, edhe pse media shfaqi interesin e saj për të pyetur kreun e shtetit shqiptar në lidhje me këtë deklaratë të ish-të përndjekurve politikë.