Romano Prodi, "Qytetar Nderi i Gjirokastrës"
Ish-Kryeministri italian, Romano Prodi, i cili ndodhet në Shqipëri prej 5 ditësh, vizitoi dje qytetin jugor të Gjirokastrës, ku u nderua me titullin "Qytetar Nderi", akorduar nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti. Titulli "Qytetar Nderi", me motivacionin "Për kontribut të çmuar në bashkëpunimin midis dy vendeve, veçanërisht për komunitetin gjirokastrit", iu dorëzua ish-Kryeministrit Prodi nga kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, gjatë një ceremonie të zhvilluar në kalanë e Gjirokastrës. Ish-Kryeministri italian, Romano Prodi, vlerësoi këtë titull nderi, dhënë nga qyteti i trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s. "Edhe pse tashmë nuk kam asnjë post zyrtar apo shtetëror, unë do të kontribuoj që ky qytet të ecë me hapa të shpejtë drejt zhvillimit ekonomik", - u shpreh z. Prodi, duke shtuar se "jam magjepsur jashtë mase kur kam prekur nga afër qytetin e Gjirokastrës". Në takimin me kryetarin e bashkisë, Flamur Bime, z. Prodi cilësoi se "Shqipëria gjatë viteve të fundit ka bërë progres në reformat e ndërmarra dhe tashmë ajo është pjesë e Evropës". Ish-Kryeministri italian tha se "Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të integrohet me familjen e madhe të Bashkimit Evropian dhe padyshim këto reforma kërkojnë ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë". Gjatë vizitës katërorëshe në qytetin e gurtë, zoti Prodi u takua edhe me deputetin e zonës, njëherazi edhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli.
Miratohet projektligji “Për kontratën e riblerjes së titujve”
Këshilli i Ministrave miratoi dje projektligjin “Për kontratën e riblerjes së titujve”. Sipas relacionit që shoqëron këtë projektligj, qëllimi i tij është zhvillimi i mëtejshëm i parimeve të përgjithshme të legjislacionit shqiptar për lidhjen, ekzekutimin dhe zgjidhjen e kontratave, nëpërmjet përcaktimit të kushteve, pasojave dhe procedurave të veçanta të ekzekutimit të detyrueshëm në rast mospërmbushjeje të detyrimeve të kontratës së riblerjes së titujve. Ndër të tjera, objekt i këtij ligji është përcaktimi i të drejtave dhe i detyrimeve të palëve në kontratën e riblerjes së titujve dhe i kushteve për zbatimin e detyrueshëm të tyre, si ndërmjet vetë palëve kontraktore, edhe nga palët e treta. Për ato çështje, që nuk rregullohen nga ky ligj, palët e kontratës së riblerjes së titujve dhe marrëdhëniet juridike, që lindin ndërmjet tyre, do t’u nënshtrohen dispozitave përkatëse të Kodit Civil dhe dispozitave të tjera juridike, në fuqi, thuhet në relacionin e këtij p/ligji.
Miratohen kriteret për shfrytëzimin e burimeve minerare
Personat që do të merren me shfrytëzimin e pasurive minerare duhet t'i nënshtrohen procedurave të testimit para komisioneve përkatës. Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme kriteret që duhet të plotësojnë këta persona, fizikë dhe juridikë, për t’u pajisur me leje profesionale për projektimin, konsulencën, vlerësimin, monitorimin dhe drejtimin teknik të veprimtarisë së shfrytëzimit të burimeve minerare. Sipas këtij vendimi, personat fizikë dhe juridikë, të cilët, për veprimtarinë e shfrytëzimit minerar, duhet të pajisen nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore me leje profesionale, sipas kategorive drejtues teknik, inxhinier projektues, duhet t’u nënshtrohen procedurave të testimit para komisionit përkatës. Ndërkohë, organizimi i procedurave, përbërja e komisionit të testimit dhe pagesa e anëtarëve të këtij komisioni, përcaktohen në rregulloren e miratuar nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, thuhet në vendimin e qeverisë.