Haradinaj: Nuk kam frikë të shkoj në Beograd
10/12/2004 Dialogu eknik bëhet në nivel ekspertësh. Qeveria e Serbisë nuk dëshiron të ketë kontakt me qeverinë tuaj. Pra, nëse ju kam kuptuar, ju e shihni dilaogun me Beogradin në kuadër të grupeve të punës?
Në qeveri, momentalisht, punoj për vazhdimin e dilaogut me Beogradin në nivel të grupeve të punës. Ata duhet të ulen me zyrtarët e Beogradit dhe të bisedojnë për problemet e serbëve të Kosovës. Do të isha i kënaqur, që grupet të takoheshin sa më shpejt.
Keni thënë se, jeni i gatshëm ta vizitoni Beogradin. A është Beogradi i gatshëm për vizitën tuaj?
Si e kam sqaruar, unë jam i hapur. Jam për kontakte politike me zyrtarët e Beogradit, që janë zgjedhur legalisht.
Megjithatë, shefi i Qendrës Koordinuese për Kosovën, Nebojsha Çovic, ka thënë se do të arrestoheni, nëse do të vini në Beograd?
Interesi im dhe mendoj edhe interesi i Kosovës e Serbisë, madje i të gjithë rajonit, është që të krijojmë kontakte politike e lidhje, të cilat të ndihmojnë të gjitha vendet e rajonit që të integrohen në BE, NATO e institucione të tjera ndërkombëtare. Ne, si përfaqësues të Kosovës, punojmë për bërjen e Kosovës së pavarur, por interesi ynë është para së gjithash, që zbatimi i vullnetit tonë politik si popull i Kosovës, të jetë në harmoni me gjitha vendet fqinje, edhe me Beogradin e Serbinë. Në jemi të hapur për çdo lloj kontakti.
A nuk jeni i frikësuar se do t'ju arrestojnë zyrtarët serbë?
Jo.
Në njërën nga deklaratat tuaja direkt, pas emërimit, keni folur për projektin pilot të Graçanicës. A mund të thoni diçka më tepër për këtë projekt?
Siç e kam sqaruar, personalisht kam mbështetur dialogun për çështjet teknike, i bërë që në kohën e qeverisë së parë të Kosovës.
Por, duke marrë parasysh se ky dialog, nuk ka ecur shumë mirë, kemi drejtuar forcat në dilogun e brendshëm në Kosovë.
Rezultati i këtij dialogu u paraqit më 14 korrik të këtij viti, me marrëveshjen mes institucioneve të Kosovës, Kryeministrit, Presidentit, Parlamentit dhe kryetarëve të partive politike (Thaçit dhe meje personalisht) dhe përfaqësuesve institucionalë të serbëve, Ivanoviçit, Todoreviçit e Gojkoviçit. Pra, kemi arritur një marrëveshje të përbashkët për rindërtimin e objekteve të dëmtuara e të shkatërruara në ngjarjet e marsit, për kthimin e të shpërngulurve e për decentralizimin. Siç e dini, rindërtimi gati ka përfunduar. Ka akoma punë, por shumica ka përfunduar. Po ashtu, kemi rënë dakord, që në qeverinë e re të formohën edhe dy ministri, që do të merren me çështjet e kthimit e decentralizimit. Sa i përket decentralizimit, jemi gati të fillojmë me projektin pilot të komunave, siç është propozuar Graçanica.
Cilat janë kompetencat që do të kenë organet lokale në këto komuna pilot?
Komunat e reja do të kenë të njëjtat kompetenca, siç i kanë të gjitha komunat ekzistuese në Kosovë. Siç e dini, gjykatat vendore tashmë ekzistojnë, kështu që edhe Graçanica si komunë do të ketë gjykatën e vet. Për sa i përket rolit të forcave policore, këto do të jenë pjesë e reformës në politikën e rendit në të gjithë Kosovën. Siç dihet, përgjegjësia për forcat policore nuk është te qeveria e Kosovës, por është njëra nga kompetencat e rezervuara.
Keni thënë, se nuk do të zgjidheshit kryeministër, po të kishin marrë serbët pjesë në zgjedhje. A mund ta sqaroni?
Këtë e kam thënë, duke sqaruar logjikën e politikanëve serbë. Personalisht njoh dy momente, në të cilat serbët e Kosovës e kanë humbur Kosovën.
-I pari ishtë në fund të vitit 1999 dhe ka zgjatur deri në vitin 2001, deri sa Millosheviçi ishte në pushtet në Beograd dhe atëherë serbët e Kosovës bojkotuan bashkësinë ndërkombëtare. Si rezultati i kasaj, ata nuk kanë përfituar mbështetje nga bashkësia ndërkombetare. Ajo që ndodh tani është e njëjta gjë. Pra, serbët e Kosovës janë vetëbraktisur. Ajo që bëjme ne, si qeveri e Kosovës dhe unë personalisht si kryeministër, është përpjekja, që ata t'i futim në rrugën e projekteve, i cili për do të sjellë ndihmë të madhe në sektorët e shëndetësisë, arsimit transportit, administrimit.
A është e vërtetë, se i keni penguar sulmet në Deçanin e Epërm gjatë trazirave të marsit?
Kam bërë punën time, si një drejtues politik në Kosovë, me qëllim që të ndalohet dhuna, të mbrohet trashëgimia kulturore dhe të pengohet dëmtimi i proceseve që kemi bërë më parë. Manastiri i Deçanit është trashëgimi e Kosovës që ne e respektojmë.
Dëshironi të merreni vesh me serbët. Si? Si mendoni ta merrni mbështetjen e tyre?
Më jepnin disa kohë dhe shikoni. Të presim njëqind ditë punë të qeverisë dhe atëherë, ndoshta dikush në Graçanicë do të më dojë më tepër mua, sesa ndonjë politikan serb. Sepse ne u ofrojmë zgjedhje, punojmë për ta dhe merremi me problemet e tyre të përditshme.
Jeni ftuar në zyrën e Tribunalit të Hagës pas zgjedhjeve?
Po. Kjo është e vërtetë, por erdhi papritur. Ne kishim zhvilluar bisedime. Kjo ndodhi në mes të tyre, por nuk ka ndikuar në rezultatin përfundimtar.