Presidentët e rajonit kërkojnë pajtim në Tiranë
10/12/2004 Përfaqësuesit e Evropës Juglindore kanë qenë të një zëri për një dialog ndëretnik dhe ndërfetar në rajonin tonë. Gjithmonë Ballkani ka qenë dhe vazhdon të jetë një "fuçi baruti" dhe nevoja për të eliminuar këtë sindrom ballkanik ka mbledhur të gjitha përfaqësitë e shteteve të këtij skaji të Evropës në Shqipëri. "Paragjykimet nuk duhet të reflektohen në politikat e shteteve", kjo ka qenë dhe pika e përbashkët e krerëve të shteteve gjatë samiti dyditor me temë “Zhvillimi i dialogut ndëretnik e ndërfetar, faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe progresin në Evropën Juglindore”, zhvilluar në Tiranë. Përpjekjet për të shëruar Ballkanin prej përplasjeve të kombësive, nga të gjithë përfaqësuesit në Samit janë parë në planin e zhvillimit të reformave dhe proceseve demokratike për integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike, pasi ky integrim përbën shansin për t'u bërë pjesë integrale e realitetit të ri evropian. Samitin e ka përshëndetur Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i cili ka theksuar se ky Samit shikohet si një rast i shkëlqyer për të reflektuar dhe analizuar problemet që karakterizon rajonin. Moisiu tha se "në rajonin tonë nuk kanë munguar përplasjet dhe luftërat me karakter etnik, sikurse kanë qenë të pranishme edhe tensionet dhe konfliktet ndëretnike brenda të njëjtit shtet". Por, theksoi Moisiu, ende është herët për të thënë se Ballkani është i çliruar nga problemet midis komuniteteve fetare.
"Një pajtim i sinqertë", ka qenë mesazhi që Presidenti i Shqipërisë i ka bërë të gjithë homologëve të tij, duke u kujtuar se për këtë "lipset shumë punë dhe luftë me vetveten për të kërkuar edhe falje për padrejtësitë dhe krimet e ndodhura dhe për t’u pajtuar sinqerisht me njëri–tjetrin".
Crvenkovski
Eliminimi i konflikteve ndëretnike mbetet një nga qëllimet e politikave dhe të shteteve të tjera fqinje. Sipas Presidentit të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, rajoni ka nevojë për një dialog dhe një konsensus ndëretnik, dhe kjo duhet të përdoret për prosperitet dhe integrim në rajon dhe më gjerë. "Evropianizimi i Ballkanit varet nga mënyra se si do të arrihet dialogu", tha Cërvenkovski, duke shtuar se të gjithë duhet të jemi pjesë e një familje të madhe. Ndërkohë që samiti ka vazhduar me kumtesa të ballkanologëve të njohur nga SHBA dhe Gjermania.
Presidenti sërish në konflikt me Kryeministrin
Nano i nderhyn Moisiun në protokollin e Samitit
Kryeministri Fatos Nano rivalizon Presidentin Aflred Moisiu, duke u shndërruar qendra e vëmendjes për mediat dhe përfaqësitë e huaja në samitin e vendeve të Evropës Juglindore të zhvilluar dje në Tiranë. Nano dje ka zhvilluar një protokoll takimesh të veçantë nga ai i hartuar nga Presidenca. Gjatë samitit, ai është takuar me presidentët e vendeve të rajonit pjesëmarrës në konferencën "Zhvillimi i dialogut ndërfetar dhe ndëretnik, faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin". Ndërkohë dhe pse Presidenca ka qenë organizatorja e gjithë axhendës dyditore të punimeve të këtij Samiti, nuk ka mundur të ketë privilegjin e përurimit të monumentit "Nënë Tereza", në sheshin që mban të njëjtin emër. Në ceremoninë e inaugurimit, Kryeministri Nano ka mbajtur fjalën e përurimit para krerëve të shteteve fqinje, duke mënjanuar Moisiun. Ai tha: "Para se të materializohej në këtë përmendore, ne të gjithë e kemi një përmendore të Nënë Terezës në shpirtin tonë. Brenda figurës së Nënë Terezës mishërohen cilësitë më të mira të nënave shqiptare, dhe ne jemi krenarë për këtë.
Inaugurimi që po bëjmë sot merr një simbolikë të veçantë, sepse bëhet në atmosferën e samitit rajonal për zhvillimin e dialogut ndëretnik dhe ndërfetar. Në diskutimet e sotme dhe në ato që do të vazhdojnë, politikanë të lartë dhe studiues do të kenë rastin të nënvizojnë se si bashkëjetesa jonë fetare është një nga pasuritë më të mëdha që ka siguruar jo vetëm kohezion kombëtar, por edhe skalitje të vlerave humane të shqiptarëve, ndër të cilat unë do të veçoja solidaritetin njerëzor". Ndërsa Presidenti i Republikë pas fjalës së Kryeministrit ka prerë shiritin e përurimit për të nderuar më pas së bashku me homologët e tij dhe përfaqësitë që i shoqëronin.
Arbër Xhaferri komenton për "Metropol" zhvillimet në Maqedoni
Konfliktet zgjidhen vetëm me përfshirjen e etnive në qeveri
Kryetari i Partisë Demokratike të Maqedonisë, Arbër Xhaferri, ka theksuar në një prononcim për "Metropol" se çështjet etnike dhe ato religjioze duhet të mbrohen nga një kornizë ligjore. Ai tha se një procedurë e tillë ndiqet dhe prej shteteve të Evropës Perëndimore. Sipas Xhaferrit, problemet që ekzistojnë aktualisht në rajon vijnë si pasojë e së kaluarës së Jugosllavisë. "Konfliktet që filluan në Jugosllavi do të vazhdojnë me fërkime të ndryshme, derisa të mund të zgjidhet përfundimisht çështja etnike, që u hap në atë kohë me shtrirjen e Jugosllavisë në disa shtete". Ndërkohë, për problemet etnike në Maqedoni, Xhaferri e shikon zgjidhjen vetëm me gjithëpërfshirjen dhe përfaqësimin e të gjitha etnive në qeversije. "Maqedonia patjetër duhet të bëhet një shtet multietnik. Problemi i saj është ai i pasqyrimit të karakterit multietnik të shoqërisë në konceptin e shtetit. Në rast se kjo nuk realizohet objekivisht, do të ketë krizë", tha Xhaferri.
Svetozar Maroviç thotë se çështja e Kosovës zgjidhet vetëm nga BE
Po fitoi e shkuara e Ballkanit, rrezikohet integrimi
Presidenti i unionit Serbi-Mali i Zi, Svetozar Maroviç, tha dje se fitorja e së shkuarës në Jugosllavi do të sjellë rrezikun për integrimin. Problemin e çështjes kosovare, ai e shikon të zgjidhet vetëm me kontributin dhe eksperiencën e vendeve evropiane. Gjatë fjalës së tij në Samitin e Evropës Juglindore, Maroviç ka qenë i vetmi që ka prekur këtë çështje, duke theksuar domosdoshmërinë e një dialogu të sinqertë Beograd-Prishtinë. Sipas tij, "do të jetë BE-ja, ajo që do të japë përfundimisht verdiktin për këtë çështje. Stimulimi i një dialogu dhe tolerance ndëretnike në rajonin e Ballkanit do të sillte një solidaritet mes njëri-tjerit, pasi çdo shqetësimi që ka fqinji ynë është problem dhe për ne", ka thekusuar Presidenti i unionit Serbi-Mali i Zi. Maroviç tha se "Kosova dhe Serbia kanë pasur aspektet e këqija të tyre, pasi jo vetëm e kemi dashur njëri-tjetrin, por dhe e kemi luftuar. Prandaj, fitoja e së shkuarës do të përbënte një rrezik për këto vende në integrimin e tyre". Gjithashtu, ai zgjidhjen e kësaj çështjeje e konsideron si një shembull për afrimin e rajonit në Evropë. Nga ana tjetër, Kryeministri i Norvegjisë, Kjell Magne Bondevik, qeveria e të cilit ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndërmjetëse për zgjidhjen e shumë problemeve ndërkontinentale, pasi ka vlerësuar ambientin dhe tolerancën etnike dhe fetare që gëzon Shqipëria, kërkoi një bashkëpunim më të afërt mes vendeve të Ballkanit. Sipas tij, gjithmonë simbolet fetare kanë sjellë luftra, ndërkohë që asnjë fe nuk e justifikon luftën. "Janë të shumtë ata njerëz që shfrytëzojnë fenë për të shkaktuar luftra", tha Bondevik, duke e cilësuar si një sfidë "krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse". Ai tha se vendet duhet të kujdesen "që grupet etnike të një rajoni të kenë të njëjtat shkolla, të njëjtin sistem telefonik, të njëjtat sisteme ngrohjeje dhe elemente të tilla që sjellin bashkim". Gjithashtu, Kryeministri i Norvegjisë ka kërkuar ndërtimin e strategjive të përbashkëta ekonomike, të cilat do të sjellin integrim të rajoneve ndëretnike.