Shtyhet votimi i Zef Mazit
10/12/2004 Votimi për kandidaturën e Zef Mazit, si Sekeretar i Përgjithshëm i OSBE-së, do të shtyhet për vitin tjetër, kur Presidencën e radhës do ta marrë Sllovenia. Burime zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme shprehen se kanditaura e Mazit për sekretar do të votohet menjëherë pas marrjes së Presidencës së radhës të OSBE-së nga Sllovenia, brenda janarit të vitit 2005. Zgjedhjet, që do të përcaktojnë dhe fatin e sekertarit të ardhshëm të OSBE-së, zhvillohen në një nga mbledhjet e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së dhe kërkojnë konsensus mes palëve. Në këtë mbledhje do të përcaktohet jo vetëm sekretari i ri i kësaj organizate, por edhe mandati i ardhshëm i Prezencës së saj organizate në Tiranë. Mazi është aktualisht ambasadori shqiptar pranë OSBE-së, dhe është i pari diplomat shqiptar që konkurron për një post kaq të lartë pranë një organizate ndërkombëtare. OSBE është institucioni që është marrë më së shumti me zhvillimet dhe proceset demokratike në Shqipëri, duke patur në momente të caktuara