E Diel, 1 Nëntor 2026

Pedagogët: Caktoni

10/12/2004  Komisioni i grevës nuk e firmos draftin e paraqitur nga grupi ndërministror. Kërkojnë ndryshime

Pedagogët: Caktoni

pagat e administratës

Denisa Xhoga

Pedagogët nuk e firmosën draftin e përgatitur nga grupi ndërministror. Vërtet pagat e tyre u përcaktuan në piramidën e buxhetorëve, por nuk janë përcaktuar nivelet e rrogave për punonjësit e administratës në universitete, vetëm është thënë nga qeveria se do të paguhen si punonjësit e shërbimit civil.

Pedagogët patën disa sugjerime si shprehja në kllapa (për vitin buxhetor 2005) do të zëvendësohet me shprehjen (duke filluar nga viti buxhetor 2005). Sipas pedagogëve, protokollit të përbashkët i duhet shtuar një pikë, sipas së cilës fondet e papërdorura nga të ardhurat dytësore të shkollave të larta të jenë të transferueshme dhe t’u shtohen kuotave financiare të parashikuara në vitin financiar vijues, në përputhje me destinacionin e tyre, apo në një pikë tjetër formulimi të jetë qeveria merr përsipër që çelja nga buxheti 2005 të mos jetë më e ulët se viti pasardhës. Po kështu për të realizuar projekte me fondin prej 200 milionë lekë të çelur nga qeveria, të konkurrojnë individë, grupe individësh dhe struktura akademike. Në këtë protokoll të përcaktohen referencat ligjore si dhe para miratimit përfundimtar në Qeveri të merren parasysh edhe propozimet e forumeve studentore.

Piramida e pagave

Paga e pedagogut, e asistentit e doktorit të shkencave u afrua me atë të asistent pedagogut. Asistent pedagogët, merrnin shumë pak deri tani, 27 mijë lekë të reja, paga e tyre tani është rreth 40 mijë lekë të reja, pra është rritur 47 për qind. Por, më tepër rritje ka pësuar paga e pedagogut, jo pak por 6.5 mijë lekë nga 30 mijë lekë që ishte në 39 mijë lekë. Më pak kanë përfituar profesorët, të cilët merrnin 55 mijë lekë do të marrin 71 mijë lekë. Diferencat nga njëra shkallë te tjetra, sipas titujve është nga 7 deri 9 mijë lekë. Në Shqipëri janë rreth 1699 pedagogë të brendshëm dhe 1608 pedagogë të jashtëm, ose ndryshe asistent pedagogë. Nga përllogaritjet e bëra rezulton se efekti financiar i pagave është rreth 51 milionë lekë në muaj, ose 612 milionë lekë në vit, paga dhe sigurime shoqërore.

Pagat për 3307 pedagogë

Ishte Taksa Neto Behet Taksa Neto e re Shtes rea % e rritjes

Prof 65 659 0.15 55810.15 87 476 0.18 71 730 15920 28.5

Prof.As 55.422 0.1 49879.8 75.896 0.18 62235 12355 24.8

Dr. 37 948 0.1 34153.2 65.659 0.15 55810 21657 63.4

Ped 33 533 0.1 30179.7 55.422 0.1 49880 19700 65.3

As 29.159 0.05 27701.05 45.238 0.1 40714 13013 47

Nuk ka gjak në spitale. Rrezikohet jeta e fëmijëve

Braktisin Pediatrinë

20 fëmijë talasemik

Brenda javës janë larguar nga Pediatria 20 fëmijë të sëmurë me talasemi, pikërisht sepse s’ka gjak. “U bëjmë thirrje ushtarëve, studentëve, të rinjve që të dhurojnë gjak për fëmijët tanë”, tha Musa Zenelaj, kryetari i Shoqatës së Talasemikëve. Kur mbaron gjaku në spitale për këta fëmijë dhurojnë të afërmit, por tashmë çdo i afërm ka dhuruar dhe nuk lejohet që të dhurohet përsëri pa kaluar tre muaj, por edhe ky rregull është shkelur. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë rreth 500 fëmijë me talasemi, 200 prej tyre trajtohen në spitalin e Tiranës, rreth 200 në Lushnjë dhe të tjerët në spitalet e rretheve të tyre. Në spitale mungon gjaku, pasi nuk ka dhurues, ndërsa numri i atyre me pagesë është ulur shumë.

Jetëgjatësia

Gati 50 deri 60 për qind e gjakut duhet pikërisht për këta të sëmurë. Marrja e gjakut në kohë dhe kryerja e terapisë rregullisht është faktori kryesor për jetëgjatësinë e tyre. Në Shqipëri 80 për qind e këtyre fëmijëve janë nën moshën 15 vjeç, ndërsa në vendet e tjera mbi 80 për qind janë në moshat mbi 15 vjeç, 20 dhe 30 vjeç.

Sëmundja

Talasemia quhet ndryshe anemia gjenetike. Eshtë sëmundje që prek njerëzit që jetojnë në mesdhe, pra në vendet bregdetare, shume ka në Fier, Lushnjë, Kavajë, Vlorë. Eshtë e trashëguar nga prindërit, është një gen, mbartësit e të cilit janë të dy prindërit. Këta fëmijë nuk vuajnë pak për të jetuar, ata mbajnë një gjilpërë në bark, gjatë natës për 12 orë rresht, dhe duhet të marrin gjak herë pas here.

Nëse prindërit bëjnë analizat para se gruaja të bier shtatzënë dhe del se të dy prindërit janë mbartës të këtij geni, apo janë me SIDA duhet të vendosin ata nëse do të bëjnë fëmijë apo jo. Nëse vetëm një prej prindërve është mbartës, nuk ka problem. Sipas një projektligji që është paraqitur në parlament, nëse dy prindërit janë mbartës të genit, që shkakton talaseminë te fëmijët e tyre, ata nuk lejohen të martohen. Por, ky ligj është kundërshtuar, pasi quhet shkelje e të drejtave të njeriut. Sipas Komitetit të Helsinkit, mjafton që çiftet të detyrohen të bëjnë analizat para martese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›