Shqipëri-Maqedoni, zyrtarisht pa viza
Shqiptarët dhe maqedonasit përjashtohen zyrtarisht nga detyrimi i vizave gjatë lëvizjeve të ndërsjella mes dy vendeve. Kjo, për faktin se nis zbatimi i marrëveshjes dypalëshe për heqjen e vizave. Diplomacia shqiptare lajmëroi dje hyrjen në fuqi të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve dhe protokollit të saj për qarkullimin në zonat kufitare”. Angazhimi i qeverisë shqiptare për zgjerimin e hapësirave të komunikimit me vendet fqinje dhe krijimi i mundësive për lëvizjen e lirë të shtetasve në këto hapësira, është konkretizuar dhe materializuar në “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve dhe protokollit të saj për qarkullimin në zonat kufitare”. Sipas njoftimit të Ministrisë sonë të Jashtme, bëhet e ditur se kjo marrëveshje do të ndikojë pozitivisht në lehtësimin dhe rritjen e kontakteve ndërmjet shtetasve në të dyja anët e kufirit dhe do të shërbejë për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat. Në këtë marrëveshje parashikohet përjashtimi nga detyrimi i vizës për të gjithë shtetasit e të dyja vendeve, të cilët janë mbajtës të pasaportave të zakonshme të shërbimit dhe diplomatike, dhe dëshirojnë të hyjnë, tranzitojnë ose qëndrojnë në territorin e secilit vend. Kalimi nëpër pikat kufitare të hapura për lëvizjen ndërkombëtare ose ndërshtetërore do të bëhet pa taksa apo detyrime të tjera. Kjo është një nga risitë e kësaj marrëveshjeje, që i përputhet dëshirës së të dy palëve për lehtësimin maksimal nga barrierat apo detyrimet, duke e përqasur praktikën e lëvizjes ndërmjet dy vendeve me praktikën e lëvizjes së shtetasve në hapësirën e BE-së. Marrëveshja u nënshkrua në datën 19 shkurt 2008 nga ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve gjatë vizitës së Kryeministrit Gruevski në Tiranë. Kuvendi i Shqipërisë e ratifikoi në një kohë të shpejtë dhe për këtë u njoftua pala maqedonase më 24 prill 2008. Nga ana e saj, pala maqedonase ka njoftuar për plotësimin e procedurave ligjore për hyrjen në fuqi të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve dhe protokollit të saj për qarkullimin në zonat kufitare”, në datën 27 gusht 2008. Në bazë të nenit 14 të kësaj marrëveshjeje, ajo ka hyrë në fuqi në datën 27 gusht 2008, që është data e marrjes së notës së fundit të palës maqedonase.
Është njoftuar Ministria e Brendshme për marrjen e masave përkatëse për zbatimin e marrëveshjes.
Shefi i diplomacisë kosovare, vizitë në Tiranë
Skënder Hyseni, ministër i Jashtëm i Kosovës, mbërriti dje në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare. Lajmin e bënë të ditur burime pranë Ministrisë së Jashtme në Prishtinë, sipas të cilave, takimet me autoritetet e larta shqiptare janë planifikuar për ditën e nesërme. Përveç takimit me homologun e tij, Lulzim Basha, Hyseni do të pritet edhe nga Kryeministri Sali Berisha, Presidenti Bamir Topi, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe nga lideri i opozitës, Edi Rama. Kjo është vizita e parë e Hysenit në Tiranë në funksionin e ministrit të Jashtëm.