Bumçi: Prokurorët dhe gjyqtarët, pa imunitet
Mazhoranca merr në konsideratë kërkesën e ndërkombëtarëve për të zhveshur nga imuniteti edhe prokurorët dhe gjyqtarët. Pikërisht çështja e heqjes së imunitetit të njerëzve të drejtësisë do të jetë një ndër pikat kyçe të draftit të ri të qeverisë për funksionimin e prokurorisë. Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, shpjegoi dje se "institucionet ndërkombëtare kanë qenë kritike për imunitetin që kanë gjyqtarët e jo më për prokurorët. Sipas z. Bumçi, ato kanë kërkuar kufizim të imunitetit në përgjithësi për personat e zgjedhur si deputetë, ashtu dhe për gjyqtarë". Por mazhoranca do të këmbëngulë për arritjen e konsensusit me opozitën për ligjin e ri të prokurorisë, pasi i mungojnë votat për ta miratuar në Kuvend. PD-ja nuk pranon hamendësimet e së majtës se qeveria po kërkon të prekë pavarësinë e organit të akuzës përmes draftit të ri. Pikërisht këtë mohoi dje Aldo Bumçi, anëtar i Komisionit të Ligjeve. "Do të jetë një diskutim i hapur, pa tabu, pa veto, le të diskutohet dhe nuk mund të kalojë asnjëherë në mënyrë të njëanshme. Prandaj, çdo zë që ngre shqetësimin se po vëmë në kontroll një institucion është i pabazuar sepse nuk mund të kalojë asnjë ligj pa konsensusin e opozitës", - tha Bumçi. Pritet që ligji i dosjeve të rihap debatet mes pozitës dhe opozitës. Komisioni parlamentar i Ligjeve do të nisë punën e tij me këtë projekt, ndërsa dy çështjet që ndajnë qëndrimet mes palëve, janë e para për ndërprerjen ose jo të mandatit të zyrtarëve që do të figurojnë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, dhe e dyta nëse duhet të ketë një riverifikim, për të gjithë ato figura që i janë nënshtruar më parë një procesi të tillë. "Pala socialiste është kundër ndërprerjes së mandatit, mendon se këta njerëz edhe nëse rezultojnë të papajtueshëm, duhet të mbarojnë të gjithë mandatin e tyre për sa kohë u ka mbetur. Ne mendojmë se do të ishte shumë e dëmshme që persona, të cilët rezultojnë të papajtueshëm, të vazhdojnë të ushtrojnë detyrat e tyre. Çështja e dytë është nevoja për të verifikuar njerëz që janë verifikuar njëherë. Qëndrimi jonë është që nëse janë verifikuar njëherë, nuk jep arsye që të verifikohesh dhe 100 herë", - theksoi z. Bumçi. Mazhoranca shpreson që projektligji për dosjet të marrë miratimin e Parlamentit gjatë këtij muaji.
Berisha takon ambasadorin e Holandës
Kryeministri Berisha priti dje ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, z. Sweder Van Voorst Tot Voorst, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri. Në takim, ambasadori Voorst shprehu vlerësimin për nivelin e mirë të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe kënaqësinë për kontributin e tij modest në këtë arritje. Ambasadori i shprehu Kryeministrit falënderimet për mbështetjen dhe përkrahjen që qeveria shqiptare i kanë dhënë gjatë misionit të tij si ambasador. Kryeministri Berisha e vlerësoi misionin e ambasadorin Voorst si një mision të suksesshëm dhe e falënderoi për kontributin e dhënë, si dhe për përkrahjen dhe asistencën që Holanda i ka dhënë gjatë kësaj kohe Shqipërisë në të gjitha fushat.