E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani: Qeveria bleu energji më të shtrenjtë nga “Rudnap”

Sekretarit për Programin, Andis Harasani, akuzoi dje qeverinë se ka blerë energji nga një kompani me emrin “Rudnap” 30-35% më shtrenjtë. “Berisha premtoi se në 2005 do të garantonte furnizimin me energji elektrike të zonave turistike, se në 2006 do të garantonte furnizimin 24 orë me energji të të gjithë vendit, se në 2007-n Shqipëria do të fillonte të eksportonte energji. Dhe çfarë ndodhi? Miqtë e mikut qeveritar, Fazlliç, kompania serbe “Rudnap”, në 2006, shiti energji në Shqipëri me 30 deri në 35 për qind më shtrenjtë”, - tha Harasani. Më tej, Harasani vuri në dukje se Shqipëria ende njeh terrin, pavarësisht se KESH-i është groposur drejt falimentit. “Sepse ajo çka mungon në arkën e shtetit, ndodhet në xhepat e miqve dhe të afërmve të Kryeministrit, ndodhet në Qipro, aty ku ndodhen dhe llogaritë personale të disa prej ministrave të tij”, - shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›