E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Po shkatërrohet shteti ligjor

Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi dje ndaj përplasjes mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë. Sipas sekretari të Përgjithshëm të LSI-së, Petrit Vasili, shkatërrimi i shtetit ligjor dhe shndërrimi i tij në një shtet të kapur, që sundon e sulmon me stilin e Arturo Ui-së është sot tragjedia më e madhe që përjetojnë shqiptarët, të cilët janë më të pasigurt se kurrë në shtetin e tyre, i cili ndodhet tashmë në duart e një kaste mafioze tepër të rrezikshme. “Veprimi i djeshëm i Ministrisë së Brendshme të Berishës është një nga aktet më të shëmtuara dhe që pason në mënyrë shumë të rrezikshme deklarimet e turpshme, shantazhuese dhe shumë të rënda të Berishës në Parlamentin shqiptar, e që shënonin delegjitimimin e Parlamentit dhe shndërrimin e tij nga vendi legjitim i përfaqësuesve të popullit, në një foltore të mafies ndërkombëtare”, - tha Vasili.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›