E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani: Rama s’u përgjigj pse PS i humbi zgjedhjet

 

Deputeti Andis Harasani një ditë pas zhvillimit të kongresit deklaroi se, Edi Rama nuk iu përgjigj tre pyetjeve kyçe në kongresin e jashtëzakonshëm që u mblodh një ditë më parë, që kanë të bëjnë me qëndrimin e PS-së sërish në opozitë pas zgjedhjeve të përgjithshme. “Dëgjova me vëmendje fjalimin e kryetarit në detyrë, zotit Edi Rama. Më bëri përshtypje fakti që 3 pyetjet të cilat të gjithë delegatët dhe të gjithë shqiptarët, përtej së majtës dhe të djathtës, prisnin përgjigje; fakti pse humbëm në zgjedhje? Çfarë përgjegjësie mban kryetari në detyrë, zoti Edi Rama për humbjen e zgjedhjeve? Si PS ose e majta do të vijë në pushtet? Nuk morëm përgjigje nga fjalimi i zotit Rama”, tha Harasani. Në të njëjtën kohë ai deklaroi se nuk i erdhi mirë që Rama në kongres nuk falënderoi Blushin apo Malajn për kontributin e dhënë. “Gjithashtu më erdhi shumë keq të dëgjoja që u falënderuan në kongres njerëz të nderuar, por që janë jashtë partisë sonë, siç është rasti i zotit Xhufi, rasti i zotit Mustafa Muçi dhe nuk u falënderua Ben Blushi, Arben Malaj, Shpëtim Idrizi për kontributet që kanë dhënë në rrethet e tyre. Mendoj që ishte përgjegjësi e zotit Rama dhe gjithë PS-së që me zotin Muçi, me zotin Xhufi, me gjithë të majtën e vërtetë të ishte ulur para zgjedhjeve dhe jo të falënderohen pas zgjedhjeve thjesht për interesa të çastit”, theksoi Harasani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›