E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaferri: PS mbajti kongresin e të 40-ve

 

Partia Demokratike reagoi dje një ditë pas kongresit të jashtëzakonshëm të PS-së, në të cilin u hap gara për kryetarin e partisë. Sekretari për marrëdhëniet me publikun në selinë blu, Ferdinand Xhaferri tha se, “dje u mbajt kongresi i të 40-ve të disfatës elektorale të Edi Ramës, i cili kishte shkruar me shkrim në një tabelë 4 elementet që vërtetojnë ‘disfatën’”. Sipas tij në kongresin me dyer të mbyllura nuk pati alternativë. “Për gjithçka u fol dje në kongresin e Partisë Socialiste, por vetëm për alternativë nuk u tha asnjë fjalë. Ky nuk është problem vetëm për opozitën, por është problem për të gjithë ne, për të gjithë shoqërinë. Votimi i fshehtë është shpallur person në kërkim në PS”, tha Xhaferraj. Sipas tij “standardet e votimit ishin shumë më keq se sa votimi në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Alternativën për demokracinë e brendshme e paraqiti përfaqësuesi i politikes së re, Gramoz Ruçi. Pra, të gjitha këto çojnë në përfundimin se Edi Rama nuk po rizgjidhet në krye të PS-së, ai po grabit lidershipin e PS-së”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›