PD: I burgosuri roje i Blendi Klosit
Partia Demokratike reagoi dje pas akuzave të kreut të PS-së për dhëniën e lejeve për të burgusorit pak ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit. Zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli tha se lejimi me leje i të burgosurve çdo javë e çdo muaj është një procedurë standarde e zakonshme në burgjet e çdo vendi të lirë. “Rasti i vetëm i keqsjelljes së të liruarve ka qënë rasti i Emiljano Kecit, i cili pasi mori leje për dalje nga burgu, u kthye në bodyguardin e armatosur të Blendi Klosit, për të cilën dhe u ndalua nga policia. Madje rikthimi i tij në institucionet e vuajtjes së dënimit solli dhe protestat e ashpra të vetë Blendi Klosit”, tha Mëhilli. Sipas saj “Edi Rama u bie sirenave të kriminelëve i tmerruar nga parandjenja se çdo ditë do të dalin në dritë lidhjet e tij me krimin dhe organizatat kriminale që po vendosen para ligjit”.