PD propozon Fevziun për organizatorin e debatit Nano-Berisha

11/06/2005 Marrëveshja Braçe-Baze në ditët e fundit
Partia Demokratike ka propozuar gazetarin Blendi Fevziu si drejtues të debatit televiziv që pritet të zhvillohet mes Kryeministrit Fatos Nano dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Mero Baze, negociatori i Berishës për këtë debat, në një letër dërguar homologut të tij socialist, Erion Braçe, ka propozuar që emisionin ta drejtojë gazetari Blendi Fevziu, pasi, sipas Bazes, ky gazetar drejton një ndër emisionet më popullore në vend. “Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i qëndron idesë se debati duhet zhvilluar dhe se e konsideron të rëndësishëm faktin që të biem dakord për emrin e gazetarit që duhet ta drejtoj atë. Ne propozojmë që ky debat të drejtohet nga gazetari Blendi Fevziu, duke e vlerësuar atë si gazetarin që drejton emisionin politik më popullor në vend dhe nga ana tjetër si gazetarin që ka mundur të drejtoj debatin e parë mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës, dy vite më parë. Emri i tij nuk ka lidhje në këtë rast me stacionin televiziv, ku ai drejton një emision politik”, thuhet në letrën drejtuar Erjon Braçes. Ndërkohë, burime në PD shprehen se debati do të zhvillohet në sallë dhe do të shfaqet në disa televizione njëherësh, për të shmangur kështu përplasjet që mund të lindin mes mediave. Negociatori i Partisë Socialiste për organizimin e debatit Nano-Berisha, Erion Braçe, është shprehur për “Metropol” se nuk është arritur asnjë marrëveshje për caktimin e moderatorit, që do të drejtojë debatin. PS-ja ka kundërshtuar në mënyrë absolute emrin e Blendi Fevziut, duke e cilësur si një emër që bie ndesh me kushtet e përcaktuar nga kjo forcë për zhvillimin e këtij debati.