Spanjollja që po çmend Hollivudin
19/04/2005 Thjesht Cruz dhe Lopez së bashku. Kështu e kanë cilësuar kritikët amerikanë të kinemasë. Ajo është Paz Vega, “pasioni” i fundit i Hollivudit dhe ylli, që po shkëlqen në kinemanë spanjolle. Zbulim i regjizorit të famshëm Pedro Almodovar, që e mori në filmin e tij “Flit me të”, Paz tani është protagonistja e "Spanglish", komedi që së fundmi ka pushtuar kimenatë amerikane. Paz është vajza e një toreadori dhe motra e një balerine shumë të njohur të flamengos. Emri i saj i vërtetë është Paz Campos Trigo, por më shumë se emrin e saj të vërtetë preferoi atë të yllit Vega. Ajo është pikërisht si një yll, nga qielli i Madridit që e bëri të famshme, që po shkëlqen edhe në Los Anxheles. Me ose pa rroba, Paz ka një trup që nuk mund të harrohet lehtë. Pas filmit "Lucía dhe seksi" ajo u kurorëzua “seks simboli” i kinemasë spanjolle. Sensuale, joshëse dhe e mrekullueshme, kjo është Paz Vega. Aktorja e re, tashmë do t’i sfidojë me talentin e saj edhe dy aktoret e tjera latine, që kanë fituar një vend të rëndësishëm në Hollivud, Jennifer Lopez dhe Penelope Cruz. Kritikët e “New York Times” dhe të “Los Angeles Times” pas deputimit të saj në kinematë amerikane shumë shpejt deklaruan se “më në fund po shohim një aktore të vërtetë latine, jo vetëm të bukur, por edhe të aftë të na ofrojë një grua të vërtetë, duke sfumuar Penelope Cruz, Jennifer Lopez dhe Cameron Diaz”. Paz është e martuar me një ish-model venezuelan, Orson Salazar, për të cilin ajo thotë se “është një xhentilmen sipas të vjetrës, që në Spanjë janë zhdukur prej shumë kohësh”.
"Hollivudi nuk më intereson shumë”, rrëfen aktorja te sa pranon se ëndrra e saj është “të luajë një film me Quentin Tarantino ose Woody Allen, por mendoj se më shumë më pëlqejnë fëmijët dhe në një rast të tillë do të zgjidhja fëmijët”.
Duket se për amerikanët do të jetë ajo që do t’u japë ‘goditjen’ e fundit Cruz dhe Lopez...
"Hollivudi nuk më intereson shumë”, rrëfen aktorja te sa pranon se ëndrra e saj është “të luajë një film me Quentin Tarantino ose Woody Allen, por mendoj se më shumë më pëlqejnë fëmijët dhe në një rast të tillë do të zgjidhja fëmijët”.
Duket se për amerikanët do të jetë ajo që do t’u japë ‘goditjen’ e fundit Cruz dhe Lopez...