Parandalimi i plakjes së lëkurës
19/04/2005 Lëkura plaket për dy arsye kryesore, për shkak të ngadalësimit të metabolizmit të qelizave të lëkurës si dhe për shkak të dëmtimit të indeve mbajtëse në shtresat e thella të lëkurës dhe me ndikimin e radikalëve të lirë. Shkak i plakjes së brendshme ose fiziologjike të lëkurës është mosha. Ndërsa për plakjen e jashtme të saj shkaktarët kryesorë janë faktorë të ndryshëm të jashtëm, ku në vend të parë janë rrezet e diellit, nga të cilat mund të mbrohemi vetëm me preparate, që përmbajnë faktorë ulravjollcë. Por, ndërkohë ndër shkaktarët e tjerë janë edhe ajri i ndotur, smogu, etj. Ndryshime të këtilla në fjalorin dermatologjik quhen fotoplakje, ndonëse më mirë do të ishin fotodëmtime. Nga fundi i viteve ’80 të shekullit të kaluar është dëshmuar se përdorimi lokal i thatësirës së vitaminës A zbut dhe përmirëson shenjta klinike dhe histoligjike të fotodëmimit dhe të fotoplakjes. Mirëpo, përdorimin e preparatit mbrojtës, që përmban këtë thartirë e kufizonte shfaqja e të skuqurit, irritimi të lëkurës, qërrimi, përlotja e syve, enjtja të personat me lëkurë të ndjeshme, kryesisht perreth syve, hundës, gojës. Ndaj pas kësaj u pa e nevojshme të zhvilloheshin preparate specifike, të cilat do të kishin ndikim të barabartë, që do t’u përshtaten edhe zonave të ndjeshme të tipave të lëkurës. Një nga këto preparate, që ka rol të rëndësishëm në pengimin e plakjes së lëkurës, dhe që neutralizon grumbullimin e radikalëve të mirë në lëkurë. Ndërkohë tashmë në sallonet e bukurisë, por edhe në dyqanet e kozmetikës mund të gjenden preparate, të cilat ndihmojnë në parandalimin e plakjes së lëkurës, preparate të pregatitura me vitamina.