Harde, Topallit: Ju mirëpresim sa më shpejt në NATO
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u takua dje me Kryeministrin islandez Geir Harde, i cili i bëri të ditur kryeparlamentares se vendi i tij mirëpret sa më shpejt Shqipërinë në NATO. Duke shprehur të gjithë mbështetjen e vendit të tij për Shqipërinë, Harde theksoi se Islanda është e interesuar për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit me Shqipërinë në të gjithë fushat. “Progresi i jashtëzakonshëm i Shqipërisë është i dukshëm dhe ju mirëpresim sa më shpejt në familjen e madhe të NATO-s”, - u shpreh Kryeministri i Islandës, Harde. Kryetarja Topalli falënderoi për mbështetjen Kryeministrin islandez, si dhe informoi atë mbi situatën në Shqipëri. “Para pak kohësh, së bashku me Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Bebiç, u kemi dërguar të gjithë parlamenteve të vendeve anëtare të NATO-s një letër ku u kërkojmë ratifikim sa më të shpejtë të Protokollit të Anëtarësimit dhe unë ju falënderoj për konfirmimin se pala islandeze do të ratifikojë shumë shpejt këtë protokoll”, - tha Kryetarja Topalli, e cila shtoi se bashkëpunimi mes dy vende duhet të rritet më tej. “Shqipëria është një vend me shumë potenciale dhe ju përgëzoj për të gjithë progresin ekonomik, për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, për forcimin e shtetit ligjor. Vendi juaj, - vijoi ai, - është një faktor stabiliteti në rajon dhe ne vlerësojmë rolin dhe qëndrimet tuaja në këtë aspekt”, - u shpreh Harde. Biseda më tej u ndal në mundësitë konkrete të bashkëpunimit dypalësh në ekonomi, shkëmbime tregtare, energji e turizëm.
Shqipëri-Islandë, nënshkruajnë marrëveshje për vizat
Shqipëria dhe Islanda nënshkruajnë marrëveshjet për ripranimin e personave të paautorizuar dhe lehtësimin e vizave me Islandën. Kryeministri shqiptar dhe ai islandez, Berisha dhe Harde, u shprehën për bashkëpunim të mëtejshëm mes dy vendeve në sektorin e energjisë si dhe në fusha të tjera. Kryeministri Berisha mori mbështetjen e Hardes për ratifikimin brenda vitit të Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kryeministri Berisha ftoi biznesin islandez të investojë në energjetikë dhe turizëm, pasi Shqipëria ofron mundësi reale. Në konferencën e përbashkët, z.Harde mori garancinë se Tirana do të mbështeste hyrjen e Islandës në KS të OKB-së. Kryeministri Berisha i vlerësoi si mjaft të rëndësishme dy marrëveshjet e firmosura mes dy vendeve mike, ndërsa shtoi se janë në përgatitje e sipër një seri marrëveshjesh të tjera bashkëpunimi mes dy vendeve. Kreu i qeverisë shqiptare ftoi të gjithë investitorët islandezë të investojnë në fushën e energjitikës dhe të turizmit në Shqipëri si një vend që ofron mundësi reale për investime. “Islanda dhe Shqipëria ngjasojnë se kanë pasuri të madhe ujore”, - tha Kryeministri Berisha. “Ndaj, - shtoi ai, - mirëpresim kompanitë islandeze të investojnë në rezervat ujore të energjitikës, por të investojnë edhe në fusha të tjera që u intereson”.