E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hargreaves i pafat

Nga Express më 15 prill 2011 në ora 15:29

Owen Hargreaves mund të ketë zhvilluar ndeshjen e tij të fundit për Manchester Unitedin pasi menaxheri Sir Alex Ferguson ka bërë të ditur se është pothuajse e sigurt se mesfushori nuk do rikuperohet para përfundimit të sezonit.

Hargreaves ka pësuar probleme të lëndimeve kronike prej transferimit të tij nga Bayern Munich më 2007.

Hargreaves kaloi vetëm disa minuta në fushë sezonin e kaluar ndërsa rikthimi i tij zgjati vetëm pesë minuta kundër Wolves në Old Trafford këtë vit para se të pëson dëmtim të ri.

Kontrata e tij me klubin skadon gjatë verës dhe tani është vënë në dyshim karriera e tij në Manchester United.

“Ai është përcjell nga fati i keq prej që erdhi këtu. Jam i sigurt se nuk do të luan përsëri këtë sezon. Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni por nuk e di se çka do të ndodh, duhet të marrim një vendim”, tha Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›