“Harrem” me 6 femra tek blloku i ambasadave
05/02/2009 Baza e prostitutave, pranga tutores e pronarit të hotelit
TIRANE- Specialistët e seksionit kundër trafiqeve të paligjshme kryen me sukses operacionin “Drilon”, ku në pranga ra shtetasi Sulejman Shehu dhe shtetasja Sofie Aliaj. Të dy këta shtetas janë arrestuar pas dyshimeve të efektivëve të policisë së Tiranës, se ata shfrytëzonin disa femra për prostitucion. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se operacioni i skuadrës antitrafik ka rezultuar me sukses dhe si rezultat i tij ka rënë në pranga tutorja Sofie Aliaj, janë shoqëruar në polici 8 vajza që ushtronin prostitucion si dhe është bllokuar e sekuestruar një lokal-hotel, ndërsa është arrestuar edhe pronari i saj Sulejman Shehu. Burimet thanë se 40-vjeçaria Aliaj kujdesej për klientelën e vajzave që ushtronin profesionin tek lokali-hoteli i quajtur “Drilon” pranë bllokut të ambasadave. Mësohet se të gjitha vajzat ishin në moshë të re, dhe se me banim ishin nga Tirana, Vlora dhe Skrapari. Ndërkohë që në cilësinë materiale policia sekuestroi lokalin që përdorej për ushtrim prostitucioni, si dhe shumën e parave prej 30.000 lekë. U kryen veprimet procedurale dhe aktualisht materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Ushtrim prostitucioni” dhe të “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga nenet 113 e 115 të KP.