E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëllezërit kosovarë arrestohen në Brindizi, vranë dy truprojet

12/06/2005  ITALI- Policia e Brindizit arreston dy vëllezër kosovarë, të akuzuar për vrasjen me thikë të dy badigardëve, të një diskoteke në Hanover dhe plagosjen e një tjetri. Sipas policisë lokale, vëllezërit me origjinë kosovare Arton Magjuni, 25 vjeç dhe Armed Magjuni, 27 vjeç, kanë tentuar të kthehen në Shqipëri menjëherë pas ngjarjes makabre. Ata u kapën në portin e Brindizit, pasi ishin pajisur me dokumenta të falsifikuara, ndërkohë që policia gjermane i kërkonte prej muajsh dy vellezërit, duke ua paraqitur dokumentet përkatëse Interpolit. Policia italiane arriti të identifikonte dy kosovarët, me anë të shenjave të gishtërinjve, të cilat u krahasuan me ato të vrasësve të dy badigardëve gjermane. Aktualisht, dy vëllezërit vrasës janë të ndaluar në gjykatën e Leçes dhe më tej do të jetë gjykata gjermane, ajo që duhej të bëjë arrestimin e tyre në bazë të akuzave të ngritura. Ngjarja ka ndodhur në një diskotekë të qytetit të Hanoverit, kur dy vëllezërit, pas një grindjeje me fjalë me dy badigardët, i kanë qëlluar ata me thikë, duke i plagosur rëndë. Edhe pse të plagosurit u dërguan në spital, nuk mundën të mbijetonin, pasi plagët ishin të thella, ndërsa vrasësit u larguan nga qyteti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›