Harrohet imuniteti i Paturrit

Kërkesa e prokurorisë, një muaj e gjysmë në Kuvend
Kuvendi për thuajse 1 muaj e gjysmë ka lënë në “harresë” kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit deputetit të Partisë Republikane, Hajrullah Paturri. Deputeti Paturri pranoi se kishte qëlluar gjyqtarin në ndeshjen e skuadrës së Fushë-Krujës, zonë në të cilën është zgjedhur në 3 korrik. Paturri kërkoi falje më pas, por Prokuroria e Përgjithshme la “mënjanë” Kanunin dhe i kërkoi Kuvendit imunitetin e deputetit republikan.
Axhenda e ngarkuar e kohëve të fundit në Kuvend, ka “lënë mënjanë” kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për sa i përket shqyrtimit për imunitetit e deputetit tjetër republikan, Hajrulla Paturri, pas kryetarit të partisë së tij Fatmir Mediu, që është nën hetim për tragjedinë e Gërdecit. Edhe pse vetë deputeti ka shprehur gatishmërinë e tij për t’ia hequr imunitetin, Kuvendi duket se akoma nuk ka nisur të diskutojë për këtë çështje. Ndërkaq, procedurat e ndjekura nga Këshilli i Imunitetit kanë arritur deri në njoftimin e seancës plenare për këtë çështje, ndërsa nuk janë bërë deri tani mbledhje të tjera për të bërë shqyrtimin e kërkesën. Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme u paraqit në Kuvend më datë 29 maj dhe pak ditë më vonë, kryekuvendarja Jozefina Topalli, që është edhe kryetare e Këshillit të Imunitetit, njoftoi deputetët në seancë për kërkesën e ardhur. Deri tashmë ka kaluar pothuajse një muaj e gjysmë që nga dorëzimi i kërkesës dhe akoma nuk është realizuar një mbledhje e Këshillit të Imunitetit për këtë çështje. I pyetur për këtë çështje, nënkryetari i Këshillit të Imunitetit, Ilir Bano, thotë se gjithçka po ecën sipas procedurave dhe kërkesa është në proces shqyrtimi. Sipas tij, deputetët e Kuvendit dhe ata që janë anëtarë të Këshillit të Imunitetit janë njohur me kërkesën dhe po e shqyrtojnë atë. Ndërkohë, në rast se tre muaj pas depozitimit të kërkesës së prokurorisë Kuvendi nuk merr një vendim për këtë çështje, atëherë automatikisht kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme konsiderohet e rrëzuar. Për këtë çështje, Bano thotë se ka akoma kohë dhe nuk rrezikohet rrëzimi i kërkesës së prokurorisë, edhe pse ky sesion kuvendar mbyllet pas 20 ditësh. Nënkryetari Bano thotë se duhet interpretuar nëse muaji gusht, që është edhe periudha e pushimeve zyrtare të punimeve të Kuvendit, do të llogaritet në 3-mujorin që parashikon rregullorja e Kuvendit në nenin 118, pika 6. Prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit Hajrulla Paturri, për shkak se ai akuzohet se ka goditur gjyqtarin Shkëlqim Guçe gjatë një ndeshjeje futbolli në Fushë-Krujë. Ndërkohë, pas dorëzimit të dokumenteve shoqëruese të kërkesës, anëtari republikan i Këshillit të Rregullores, Arian Madhi, gjatë seancës kuvendare ku u lajmërua për kërkesën, i cilësoi dokumentet e prokurorisë si dokumente “qesharake”. Në materialet e ardhura nga prokuroria, sipas Madhit, kishin edhe të dhëna si p.sh.: ngjyra e bluzave të skuadrave të futbollit, rezultati i ndeshjes etj. Ndërkohë, anëtarët e komisionit nuk japin ndonjë datë të saktë se kur mund të mblidhet Këshilli i Imunitetit për këtë çështje, ndërsa argumentojnë se kjo i përket kryetares.