Harron vendin e parkimit, denoncon për vjedhje mjeti
Nuk mbante mend se ku e kishte parkuar automjetin dhe denoncon për vjedhje. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet, ndërkohë që policia ka mundur të gjejë mjetin e "vjedhur". Burimet policore bënë të ditur se ditën e premte është bërë një denoncim në sallën operative, ku një 53-vjeçar pretendonte se i ishte vjedhur makina. Me t‘u njoftuar, denoncuesi Edmond G. është kontaktuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, të cilët kanë nisur kërkimin për gjetjen e mjetit. I dëmtuari ka deklaruar se i kishin vjedhur makinën e parkuar dhe kaq është dashur që të njoftohen të gjitha patrullat, të cilat kanë nisur punën për gjetjen e saj. Brenda dy orësh, policia ka mundur të gjejë të parkuar pranë Bankës së Shqipërisë mjetin e denoncuar si të vjedhur. Sipas të dhënave nga policia, mjeti i është kthyer pronarit, i cili ka deklaruar se kishte harruar se ku e kishte parkuar dhe është kujtuar shumë vonë për këtë veprim.
SSSASS