Kukës, tri komuna izolohen nga bora
Reshjet e fundit kanë krijuar një situatë të vështirë për një numër komunash në rajonin e Kukësit, ku më problem paraqesin komunat Arrën, Grykë-Çajë dhe Zapod, në Rrethin e Kukësit si dhe Lekëbibaj, në Rrethin e Tropojës. Aktualisht, në këto zona nuk mund të qarkullohet me mjete motorike, ndërsa lëvizja bëhet me këmbë dhe me kafshë. Në Arrën, prej një jave, nuk ka lëvizur asnjë mjet, qoftë edhe traktor, pasi siç njoftohet nga drejtuesi i komunës, Ilir Doçi, në Qafë të Komit, trashësia e dëborës arrin në 70 cm. Nga ana tjetër, banorët duket se janë të përgatitur për një situatë të tillë, lidhur me furnizimin me ushqime. Edhe Komuna e Zapodit, si dhe fshatra të caktuar të Shishtavecit e Topojanit, mbeten të izoluara prej disa ditësh për shkak se trashësia e borës arrin në rreth 50 cm, ndërsa rrugët janë mbuluar nga shembjet e skrapatve. Ndërkohë, akset Kukës-Tiranë dhe Kukës-Prizren kanë funksionuar normalisht.
SSSASS