Historitë e tre fëmijëve - mrekulli
Sarah Chang: është përshkruar nga muzikantët si "violinistja më e mrekullueshme dhe më perfekte" që ata kanë dëgjuar ndonjëherë. Ajo çfarë e bën këtë zbulim më të veçantë, është mosha që ka Sarah: ajo është vetëm një adoleshente. Kur Sarah mbushi 4 vjeç, babai i dhuroi asaj një violinë. Kur ajo ishte 5 vjeç, ajo u pranua në shkollën e famshme të muzikës "Julliard School of Music", në Nju Jork. Që nga mosha 8-vjeçare, ajo është duke performuar si një soliste violine me orkestra të mëdha. Që atëherë, Sarah ka performuar me violinën e saj, gjithandej nëpër botë. Ajo gjithashtu ka regjistruar shumë albume.
Michael Kearney: Përpara se Michael të lindej, doktorët paralajmëruan prindërit se fëmija i tyre mund të kishte probleme me të mësuarën. Por ai u vërtetoi atyre të kundërtën absolute. Që kur ai ishte 4 muajsh, ai arrinte të thoshte fjali të plota si: "Çfarë ka për darkë mami?".
Kur ai ishte vetëm 10 muajsh, ai mund të lexonte. Duke studiuar në shtëpi me prindërit, ai arriti që në moshën 5-vjeçare të hynte në shkollën e mesme, duke dhënë provimet dhe marrë katër nivele shkollore brenda vitit. Shkollën e mesme ai e mbaroi për vetëm një vit dhe kur ishte vetëm 11 vjeç u fut në universitet dhe u diplomua po brenda vitit.
Alexandra Nechita: Kur Alexandra ishte 2 vjeç, prindërit e saj i dhanë asaj disa ngjyra dhe një libër ngjyrosjeje. Shumë shpejt, ajo filloi të punonte me bojë, me ngjyra uji dhe me kalimin e kohës, kur ajo mbushi 7 vjeç filloi të pikturonte me bojë vaji. Në moshën 8 vjeçare Aleksandra hapi ekspozitën e parë të artit. Pikturat e saj krahasohen shpesh me ato të Pikasos, apo me të tjerë artistë të mëdhenj. Ajo praktikon stilin kubist me një përsosmëri befasuese. Ka shitur që në moshën 8 vjeç piktura me vlerë deri në 80. 000 dollarë. Del shpesh në TV dhe gjithashtu ka botuar dhe një libër me pikturat e saj.