E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit pret në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, John Whithers

Kongresi amerikan dhe Kuvendi i Shqipërisë, bashkëpunim për sfidat e së ardhmes

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e shoqëruar nga deputetë të tjerë të Kuvendit, ndër të cilët dy Kryetarët e Grupeve Parlamentare të PD-së dhe PS-së, priti në një takim dje Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, John Withers II. Në takim u bisedua kryesisht mbi zgjedhjen e Presidentit të ri të SHBA-së, Barack Obama. Kryetarja e Kuvendit shprehu vullnetin dhe dëshirën për shkëmbime mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit dhe deputetët e tjerë shprehën bindjen se raportet me administratën e re të Presidentit Obama do të jenë të shkëlqyera. Në takim u fol për sfidat e së ardhmes dhe vendosmërinë për të ecur përpara me reformat.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›