Pesë skenarët, kush do të qeverisë pas 28 qershorit
Tre muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare kristalizohen pesë skenarët teorikë të ndërtimit të koalicionit qeverisës të 29 qershorit. Kombinacionet midis krahëve politikë mund të sjellin opsione të ndryshme dhe aleanca të çuditshme. Rezultati i zgjedhjeve do të mund të tregojë saktësisht se kush do ta qeverisë Shqipërinë në katër vitet e ardhshme. Aktualisht janë konfiguruar të paktën tri koalicione të sigurta për përballjen elektorale të qershorit.
Skema 1
Skema e parë është ajo sipas të cilës Partia Demokratike dhe aleatët e saj të koalicionit do të mund të fitojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare e të formojnë qeverinë e re. Bazuar në këtë skenar do të duhet që demokratët së bashku me Partinë Republikane, Partinë Agrare Ambientaliste, Partinë Bashkimi Liberaldemokrat, Partinë Lëvizja e Legalitetit, Partinë Aleanca Demokratike dhe ndonjë force tjetër të djathtë të garantojë numrin 71 të mandateve të deputetëve në sallën e Kuvendit. Kjo alternativë do t‘i garantonte Kryeministrit aktual, Sali Berisha, vazhdimësinë në postin që mban aktualisht edhe për katër vjet të tjerë.
Skema 2
Skema e dytë është ajo sipas të cilës Partia Socialiste në krye të koalicionit paraelektoral do të garantojë fitoren e mandateve të nevojshme. Aleanca e socialistëve me Partinë Socialdemokrate, Partinë Demokracia Sociale dhe Lëvizjen G99, bazuar në këtë skemë, do të bënte të panevojshme votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo e fundit do të kishte një rol të papërfillshëm edhe në ndërtimin e qeverisjes pas zgjedhjeve. Në të tilla kushte krijimi i kabinetit qeverisës me Kryeministër Edi Ramën do të ishte diçka më e thjeshtë. Ndërsa fati politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-kryeministrit Ilir Meta do të vihej seriozisht në dyshim.
Skema 3
Sipas këtij skenari, Partia Socialiste dhe as Partia Demokratike nuk arrijnë të garantojnë numrin e duhur të mandateve në Kuvend vetëm me koalicionet e tyre paraelektorale. Kjo do të kërkonte një zgjerim të konceptit të aleancave për efekt të ndërtimit të një mazhorance qeverisëse. Një opsion më i mundshëm është që Partia Socialiste dhe koalicioni i saj me përbërje të PSD, PDS e G99 të kërkojnë votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste të Vërtetë 91. Kjo formulë do të çonte në një koalicion të gjerë mes të majtës, por do të vinte në pikëpyetje emrin e Kryeministrit për shkak të divergjencave mes PS dhe LSI. Në një rast kur votat e saj janë decizive, LSI-ja e Ilir Metës mund të vinte kushte për emrin e Kryeministrit të ardhshëm.
Skema 4
Nëse Partia Demokratike dhe koalicioni i saj nuk do të mund të garantojnë 71 votat e duhura për të formuar qeverinë ka gjasa që do të hedhin sytë përtej të djathtës. Formacioni i parë i mundshëm për të garantuar votat e duhura në Kuvend mund të ishte Lëvizja Socialiste për Integrim e ish-kryeministrit Ilir Meta. Një variant i tillë do të çonte në krijimin e një koalicioni të djathtë, përfshirë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim nga e majta. Kjo skemë do të linte Partinë Socialiste dhe koalicionin e saj në opozitë edhe për katër vite ndërsa emri i Kryeministrit mund të mos ishte Sali Berisha. Pavarësisht anës teorike, drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë përjashtuar kategorikisht mundësinë për të bërë koalicion me Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
Skema 5
Në pamundësi për të formuar qeverinë me koalicionet e tyre dhe nëse formula për aleancë me LSI-në nuk do të funksionojë, dy partitë e mëdha teorikisht kanë mundësi për koalicion mes vetes. E lançuar kohët e fundit kjo ide do t‘i ngjante qeverive me bazë të gjerë në disa vende të Evropës, përfshirë Gjermaninë apo rasti më i afërt i Kosovës. Nëse diçka e tillë do të ndodhë kjo do të jetë hera e parë që dy kampet kundërshtare zgjedhin të bashkëqeverisin fill pas zgjedhjeve parlamentare. Në rastet e tjera qeveritë me bazë të gjerë ose teknike janë krijuar vetëm për një periudhë tranzitore deri në zgjedhjet e parakohshme. Publikisht edhe kjo skemë është refuzuar prej drejtuesve më të lartë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.