E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen makinat, vdes 35-vjeçari

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur dje në superstradën Lezhë -Shkodër, në vendin e quajtur fshati Dajç. Burime nga policia pohojnë se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka gjetur vdekjen një shtetas dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Automjeti tip, "Mitsubishi", me targa TR 43 64 N me drejtues shtetasin Agron Hysa, është përplasur me automjetin tip "Benz" me targa të huaja, të drejtuar nga Armir Gjikola. Për pasojë shoferi Agron Hysa, 35 vjeç nga Tirana ka mbetur i vdekur, ndërkohë që Edmir Zëri, 33 vjeç, banues në Rinas, Arben Saluku, 29 vjeç nga Tirane dhe 20-vjeçari Lulzim Dragoni nga Shkodra janë plagosur dhe po trajtohen në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Pas sinjalizimit, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet procedurale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›