Hartohen tekstet e reja shkollore
Pas ndryshimit të statusit të Republikës së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë merr vendim për hapjen e procedurës për hartimin dhe botimin e Abetares për klasën e parë të shkollës fillore dhe për tekstet e lëndës së historisë dhe gjeografisë të nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm. Po ashtu MASHT ka marrë vendim që të gjithë punonjësve të MASHT-it t‘u ndalohet që të jenë autorë, bashkautorë dhe recensentë të teksteve shkollore. Këto vendime janë marrë në bazë të ligjit për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lekturës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik.