E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hartohet lista paraprake e kandidatëve të PD-së për deputetë

Hidhen piketat e para për përcaktimin e konkurrentëve të PD-së në zgjedhje. Drejtuesit e partisë garojnë në Tiranë dhe janë të parët në lista

Janë hedhur piketat e para për përcaktimin e kandidatëve të PD-së për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Burime nga PD-ja kanë bërë të ditur për gazetën se forumet e larta drejtuese të partisë kanë diskutuar rreth përbërjes së listës për kandidatët për deputetë. Madje është hartuar një listë paraprake, e cila do të shqyrtohet vazhdimisht edhe në muajt në vazhdim deri në daljen e listës zyrtare për kandidatët për deputetë. Në listën paraprake janë përfshirë emrat e shumicës së deputetëve aktualë të PD-së, anëtarëve të forumeve drejtuese të partisë, zëvendësministrave, si dhe këshilltarëve dhe anëtarëve të kabinetit të kryeministrit Berisha.
Gara
Burimet kanë bërë të ditur se figurat kryesore të Partisë Demokratike do të jenë kandidatë në qarkun e Tiranës. Kjo për faktin se në kryeqytet do të zhvillohet beteja më e madhe elektorale. Shkak për këtë është bërë sistemi i ri zgjedhor proporcional rajonal, i cili, për shkak të numrit të popullsisë më të lartë që është në Tiranë, garanton një përqindje të ulët për t’u zgjedhur deputet. Për të garantuar paraprakisht karrigen e deputetit, figurat drejtuese të partisë, emrat e ministrave kryesorë, pritet sipas burimeve të kandidojnë pikërisht në qarkun e Tiranës, nga ku do të dalin 33 deputetë gjatë zgjedhjeve të ardhshme.
Listat
Lista paraprake ka përfshirë të gjithë kandidatët e mundshëm për deputetë në të 12 zonat zgjedhore që përbëjnë 12 qarqet e vendit. Pritet të ketë një luftë të brendshme brenda radhëve të anëtarësisë së Partisë Demokratike për të zënë një pozicion të favorshëm në listat e këtyre 12 qarqeve. Sipas sistemit të ri zgjedhor, emrat e kandidatëve për deputetë që janë të parët në lista kanë më shumë shanse për t’u zgjedhur deputetë. Ndaj dhe pritet, sipas burimeve nga selia blu, që të ketë luftë bërrylash për të garantuar këtë pozicion të favorshëm paraprakisht. Burimet kanë bërë të ditur se më shumë shanse për të qenë të parët në lista kanë drejtuesit e partisë, ministrat dhe njerëzit e afërt të kryetarit të partisë, por dhe të nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli. Por në hartimin e listës do të merret parasysh përbërja e të gjitha grupeve brenda partisë dhe do të përzgjidhen emra që janë mbështetës të kryetarit, nënkryetarëve dhe Presidentit Topi, i cili vazhdon të ketë një rol domethënës në PD. Pritet që lista paraprake të ketë përmbysje emrash për shkak dhe të procesit zgjedhor që po zhvillohet aktualisht në PD, por edhe për shkak të zhvillimit të Kuvendit Kombëtar, i cili pritet të mblidhet pranverën e ardhshme, pak muaj para zgjedhjeve. Por ajo që mbetet një fakt i pandryshuar është se hartimi i listës së kandidatëve për deputetë në këto zgjedhje, më shumë se kurrë më parë, për shkak të sistemit të ri zgjedhor, është atribut i padiskutuar i kryetarit të partisë, Sali Berisha.

Lista paraprake e PD-së

Sali Berisha
Ridvan Bode
Astrit Patozi
Jozefina Topalli
Ilir Rusmali
Sokol Olldashi
Fatos Beja
Genc Ruli
Edi Paloka
Bujar Nishani
Leonard Demi
Edmond Spaho
Omer Stringa
Mimoza Hasekiu
Liri Dibra
Margarita Qirko
Marieta Zaçe (Pronjari)
Aldo Bumçi
Lulzim Basha
Majlinda Bregu
Maksim Cikuli
Aleksandër Biberaj
Halit Shamata
Ferdinand Poni
Besnik Mustafaj
Ilir Bano
Flamur Noka
Gent Strazimiri
Arben Imami
Juela Meçani
Fatbardh Kadilli
Glori Husi
Myqerem Tafaj
Petraq Milo
Selami Xhepa
Suzana Guxholli
Albana Vokshi
Antoneta Malja
Arben Xhiku
Ardian Kollozi
Arenca Trashani
Arta Sakja
Astrit Bushati
Aurel Bylykbashi
Blerim Çela
Bujar Leskaj
Eris Hoxha
Fahri Balliu
Florian Mima
Genc Juka
Gjergj Lezhja
Jemin Gjana
Justina Boriçi
Luan Malltezi
Luan Skuqi
Mujë Buçpapaj
Osman Metalla
Pal Dajçi
Preç Zogaj
Rexhep Uka
Rahim Kaleci
Sali Shehu
Suzana Panariti
Ylli Pango
Ylli Asllani
Zana Turku
Gazmend Oketa
Fatos Hoxha
Gjokë Vuksani
Sami Gjergji
Ferdinand Xhaferri
Gëzim Karapici
Dashnor Sula
Mevlan Xhindoli
Arian Starova
Ndriçim Babasi
Lajla Pernaska
Genc Pollo
Tritan Shehu
Rahim Kaleci
Shkëlqim Ziri
Gjovalin Prenga
Flutura Hasko
Agron Shara
Arben Qirjako
Arqile Gorea
Bardhyl Londo
Dorotea Konomi
Edmond Gjoka
Endira Bushati
Hasan Halili
Ilda Lubonja
Kujtim Harshova
Mevlan Xhindoli
Milika Jaho
Natasha Shehu
Nermin Basha
Nestor Tereska
Teuta Kalemi
Agron Musaraj
Albert Brojka
Bardhyl Peka
Taulant Bino
Përparim Dervishi
Edvin Kulluri
Ismail Hoxha
Armand Bora
Albert Gajo
Lindita Lati
Ndoc Faslia
Tatjana Kongoli
Ardian Nuni
Ylli Panariti
Edith Harxhi
Engjëll Hysenbegasi
Engjëll Cara
Ferdinand Murati
Ferit Hoti
Mevlan Xhindoli
Migena Reçi
Milika Jaho
Shkëlqim Hoxha
Shkëlqim Hysaj
Skënder Lleshi
Liri Dibra
Lorenc Luka
Rahim Kaleci
Roland Bejko
Nezir Rizvani
Niko Dudo
Mujë Buçpapaj
Naim Gazidede
Bislim Ahmetaj
Bexhet Çobani
Gjergj Bojaxhi
Suela Ruseti
Zana Zhuka

23 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›