E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri biznese, pre e hajdutëve

Tre biznese të ndryshme janë vjedhur gjatë 24
orëve të fundit, ndërkohë që policia ka nisur
punën për zbulimin e autorëve. Sipas informacioneve
zyrtare, gjatë natës, në rrugën "Pjetër Bogdani",
është vjedhur zyra e firmës "Sopi" sh.p.k., ku kanë
marrë 20 mijë lekë. Ndërkohë, po gjatë natës, në
rrugën "Qemal Stafa", është vjedhur Farmacia e
Besa T., 65 vjeçe, ku persona të paidentifikuar kanë
marrë 80 mijë lekë dhe një televizor. Ndërsa vjedhja
e tretë është shënuar te NISH-Tulla. Sipas denoncimit
të bërë në polici është vjedhur magazina e
firmës "Super Beton" Mat, ku kanë marrë disa vegla
pune. Policia tha se të tre kallëzimet janë regjistruar
nga seksioni kundër vjedhjes së bizneseve
dhe ka nisur puna për dokumentimin e tyre dhe
identifikimin e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›