E Shtunë, 31 Tetor 2026

YouTube tashmë edhe me transmetim të drejtpërdrejtë



Nga dita e sotme, sunduesi i tregut të videove online, Google YouTube, përdoruesve të tij do t’u ofrojë edhe një risi, transmetimin e drejtpërdrejtë të videove, të ashtuquajtur webcasting. Shërbimi i emëruar YouTube Live fillon punë sot (më 22 nëntor) me transmetim nga San Francisko. Disa nga personat e famshëm, të cilët kanë nderin të hapin këtë risi nga Google, do të jetë reperi Will.i.A, këngëtarja Keit Peri, kitaristi Xho Satriani, të famshmit Myth Busters, Adam Sevixh e Xhemi Hyneman, si dhe shumë të tjerë. Këtë transmetimin të parë 3-orësh të drejtpërdrejtë në regjinë e YouTube mund ta ndiqni në këtë adresë interneti. Në kuadër të kanalit YouTube Live do të marrin pjesë personat, video-materialet e të cilëve janë publikuar në YouTube dhe janë jashtëzakonisht të popullarizuara, ndërsa incizimet e 50 të përzgjedhurve deri tani në YouTube janë shikuar më shumë se 2.5 miliardë herë.

Orë dore për adhuruesit e Pradas së re

Prada II, pajisja e re celulare nga kompania “LG”, e cila pritet të dalë në treg, është pajisur me shtojcën e saj të parë: orë dore, e cila me anë të Bluetooth-it lidhet me celularin. Fillimisht është paraqitur faqja e re e internetit, ku mund të mësohen disa detaje për pajisjen: lidhje HSDPA e WiFi, kamera me rezolucion prej pesë megapikselash, tastierë QWERTY dhe ekran multi-touch të ndjeshëm në prekje me diagonale prej tre inçësh dhe rezolucion 400 x 240 piksela. Ajo që nuk qartësohet është nëse në shitje do të dalë edhe ora përkatëse me emrin “Link Bluetooth”, e cila do të lidhet me Pradan dhe në ekran do të shfaqë detajet mbi thirrjet dhe porositë SMS.

“Nokia N96”, me imazh të Brus Li

Brus Li nuk do të dalë nga moda. E udhëhequr nga ky mendim, Nokia ka vendosur të paraqesë versionin e modelit të saj “N96” me imazhin e Brus Li-së në prapavijë. Vetë “Nokia N96”, përveç pamjes, është identike me modelin standard, por me të do të përfitohen edhe disa shtojca interesante, përfshirë edhe lodrën me imazhin e Brus Li-së. Për fat të keq, ky model tani për tani mund të blihet vetëm në Kinë dhe kushton 1 286 dollarë, që do të thotë se vetëm të pasurit do të mund ta kenë në duart e tyre. Por, nëse jeni adhurues të legjendarit Brus Li...

22 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›