Pranga italianit për falsifikim
Një italian ka përfunduar në prangat e policisë së
Rinasit, pasi dyshohet se ka vënë në përdorim
dokumente false. Luçiano Ferroni, me profesion shofer
kamioni, është kapur paraditen e djeshme, teksa
po tentonte të fluturonte me një linjë ajrore drejt Romës.
Burimet policore bënë të ditur se 59-vjeçarit italian, i
cili ka jetuar edhe në Belgjikë, u arrestua për arsye se
rreth orës 11:30, është ndaluar nga kontrollori në kabinat
e daljes nga Shqipëria, kur po tentonte të udhëtonte
në drejtim të Italisë, me linjën ajrore "Alitalia-Romë".
Sipas policisë, ai ka përdorur për të udhëtuar një kartë
identiteti italiane në emër të tij, e cila u dyshua si e
falsifikuar. Nga ana e policisë u bë sekuestrimi i provave
materiale, si dhe u kryen veprimet e para hetimore.
Ndërkohë, pas dy ditësh, ai do të paraqitet në Gjykatën
e Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë.