E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Opel Insignia”, automjeti europian i vitit



Në finale, modeli “Insignia” nga Opel, me gjithsej një pikë dallim, ka arritur të rrëmbejë titullin e automjetit europian të vitit para “Ford Fiesta”-s. Pas 22 vitesh Opeli sërish u është kthyer majave. Me 321 pikë të fituara, “Insignia” ka arritur të fitojë ndaj të radhiturit të dytë “Ford Fiesta” (320 pikë), ndërsa “Golfi” i gjeneratës së gjashtë nga “Volkswagen” ka mbetur i pakënaqur me 223 pikë, respektivisht në vendin e tretë. Kjo fitore kaq e ngushtë e Opelit ka ardhur pothuajse si një hakmarrje e vogël, pasi ka qenë pikërisht S-Max nga kompania “Ford”, i cili vetëm me dy pikë ka rrëmbyer titullin e automjetit të vitit për vitin 2007 para “Opel Corsa”-s. Sipas mendimit të jurisë së ekspertëve, të përbërë nga 59 gazetarë për automobilistikë nga 23 shtete europiane, Insignia e ka merituar titullin e automjetit më të mirë europian për shkak të pamjes, e cila është ndërthurje e artit dhe precizitetit gjerman, si dhe pajisjeve aktive e pasive të sigurimit, komoditetit dhe paletës së gjerë të motorëve me benzinë dhe naftë.

“Toyota IQ” cilësohet si automjeti më i mirë

Japonia ka përzgjedhur automjetin e vitit dhe në vend të parë është zgjedhur “Toyota IQ”. Gjatë këtyre muajve të fundit ishte menduar se çmimi i parë do të fitohej nga “Nissan GT-R”, por gjithçka ka shkuar ndryshe. Kriza aktuale financiare e ekonomike ka prekur jurinë e përbërë prej 65 gazetarësh japonezë, që shpërblimin t’ia jepnin automjetit të vogël dhe ekonomik të Toyota-s, atij “IQ”. Jurinë më tepër e ka mrekulluar mundësia e IQ-së që në një brendësi kompakte të mund të qëndrojnë katër udhëtarë, por edhe sasia e vogël e karburantit të harxhuar, në dallim nga automjeti më i vogël “Smart Forto” (i cili merr vetëm 2 udhëtarë). Vendin e dytë e ka zënë modeli i ri “C5” nga Citroen, derisa i rendituri i tretë është “Nissan GT-R”.

“Seat Leon Linea R” në tri versione

Njëri nga automjetet më të bukur të klasës kompakte, krahas dinamikës, do të përfitojë edhe një pamje ndryshe. “Seat Leon Linea R” do të ofrohet në tri versione: 2.0 TDI me 170- KF, 1.8 TSI me 160 KF dhe 2.0 TFSI me 200 KF. Ndryshimet në dizajn vërehen menjëherë, sidomos në pjesën e pasme me ngjashmërinë e automjeteve supersportive. Ndërsa pjesa e përparme me parakolpin e ri i jep pamje më “të trishtuar”. “Linea R” do të jetë e pajisur me ABS+TCS+ESP, tetë jastëkë me ajër, elektronikë komplete, drita për mjegull, radio me CD+MP3 me tetë altoparlantë, klimë etj. “Seat Leon Linea R” pritet që të dalë në treg së shpejti, ndërsa çmimet do të jenë më të larta se modelet FR, të cilat pritet t’i zëvendësojë

22 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›