Ilaçet bimore dhe ushqimet për të rënë nga pesha
Ndiqni këshillat e specialistes Mimoza Petani për efektet e tyre. Me kalimin e viteve humbja e peshës bëhet më e vështirë
Pasioni për t’u dobësuar duket se rëndon më shumë në disa grupe demografike. Për shembull: gratë paraqesin më shumë pakënaqësi për peshën e trupit të tyre. Një trup jo i përsosur u ofron të tjerëve një dëshmi të dukshme dobësie, mungesë rezistence, sjellje të ngadalta dhe mungesë kontrolli. Kështu pra, shoqëria do të reagojë keq ndaj atyre që nuk kanë këto standarde dhe se individët do të vuajnë nga këto reagime si në nivelin social ashtu dhe në atë psikologjik. Mbrojtja e dietës është caktuar si një nga mënyrat më të lehta, të shpejta dhe shtëpiake për t’u ulur në peshë. Popullariteti i dietave është po aq i madh sa edhe numri i shumtë i tyre. Shumë individë i përdorin ato me qëllimin e qartë që edhe ato vetë reklamojnë, të bien në peshë dhe mundësisht kjo rënie të zgjasë sa më shumë. Por dieta është vlerësuar si jo e drejtë për humbjen e peshës dhe kjo për disa arsye: Humbja e peshës nuk ka treguar ulje të shkallës së vdekshmërisë; dietat janë pa përjashtim jo efektive; dieta mund të çojë në çrregullime të ngrënies pa kriter, bulimi nervore ose anoreksi nervore. Në kulturën tonë presioni për të qenë i dobët është i madh. Individët vazhdimisht përballen me mendimet se forma ideale e trupit është dobësia e tejskajshme. Specialistja Mimoza Petani ka sqaruar ilaçet bimore që duhet të përdorni për të rënë nga pesha, pa i krijuar asnjë efekt anësor organizmit tuaj.
Ilaçet bimore
Taraxacum officinale
Karakteristikat e kësaj bime si favorizuese në funksionin tretës dhe depurativ (pastrues) të organizmit rrisin rëndësinë e saj si ndihmëse në dietat për uljen e peshës dhe përmirësimin e funksioneve osteoartikulare. Taraxaco ka shumë përdorime tradicionale, si për shembull, ai përdoret si laksativ i lehtë, tonik i mëlçisë, diuretik dhe depurativ dhe antiedematoz. Rrënja, që përbën dhe pjesën e bimës që ka vetitë e mësipërme, përmban fruktozë, taraxacoside, laktone të hidhura, triterpeni, laktoni sesquiterpenike, sterole etj.
Mormodica (Bitter lemon)
Është një bimë që rritet në Azi dhe përdoret nga vendasit edhe në ushqimin e përditshëm. Kjo bimë ka efekt ipoglicemizant, pra ul nivelin e sheqerit në gjak, prandaj dhe përdoret në dietat e ndryshme për dobësim, sepse ndikon në metabolizmin e sheqernave. Për efektet që ka kjo bimë nuk rekomandohet të merret nga persona që vuajnë nga ipoglicemia (nivele të ulëta të sheqerit në gjak) dhe nga gratë shtatzëna (edhe pse nuk ka studime të mirëfillta që konfirmojnë këtë kundërindikim). Kjo bimë është e pasur me vitamina dhe minerale si hekur, kalcium, fosfor, kalium, fibra ushqimore, vitaminë A, C, B1, B3 etj. Përdorime të tjera të kësaj bime janë në: HIV/AIDS, tumore, diabet etj.
Coleus
Coleus është një tjetër ilaç bimor që rekomandohet të përdoret për t’u dobësuar. Ai përmban një substancë të quajtur forskolin, që duke stimuluar gjëndrën tiroide bën të mundur humbjen e yndyrave. Por në ndryshim nga efedrina, që është përdorur shpesh për këtë qëllim, forskolina nuk ka efekte anësore si rritje e tensionit, takikardi, nervozizëm dhe shqetësime të sistemit nervor si efedrina. Me kalimin e viteve është gjithnjë e më e vështirë të humbet pesha nën ndikimin e substancave si kafeina, ose duke stimuluar gjëndrën tiroide ose insulinën. Forskolina është parë që anulon këtë humbje sensibiliteti duke ripristinuar një nivel metabolik të djegies së yndyrave si në një organizëm të ri. Kjo është një avantazh plus për moshat mbi 40 vjeç, te të cilat pilulat dhe sistemet e dobësimit të tipeve të tjera nuk janë shumë efektive. Dhe së fundi, është parë që forskolina ruan muskujt gjatë dietave për dobësim. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse dihet që një pjesë e konsiderueshme e peshës së humbur nga dietat dobësuese u përket muskujve që i jep formën trupit dhe djeg kaloritë. Kjo është arsyeja që shpesh personat në dietë në fund të saj kanë një paraqitje më pak të kënaqshme edhe pse kanë humbur peshë.
Kromi
Kromi është një mineral esencial që ndihmon organizmin të djegë kaloritë, të humbë yndyrat dhe peshën duke ruajtur muskujt. Kromi ndihmon organizmin të normalizohet nga pikëpamja metabolike dhe stabilizon “fazën” për një dobësim të sigurt dhe afatgjatë. Pjesa më e madhe e amerikanëve që hanë shumë karbohidrate dhe yndyrë zhvillojnë një gjendje në të cilën trupi dërgon kalori në qelizat dhjamore për ta konservuar aty në vend që ta dërgojë në muskuj për ta transformuar në energji. Kjo bën që jo vetëm të rritet sasia e dhjamit, por edhe ajo e kolesterolit në gjak. Kromi i kombinuar me një dietë të ekuilibruar dhe ushtrime fizike mundëson uljen e peshës. Në prani të një sasie të caktuar kromi organizmi i “dërgon” kaloritë në vendin e duhur dhe ndihmon trupin të djegë yndyrat. Kromi ndihmon gjithashtu edhe për të mbajtur nën kontroll oreksin.
Glukomanani
Rrënja e bimës së konjakut përmban glukomanan që falë fibrave të tretshme, në prani të ujit fryhet duke thithur deri në 100 herë volumin e saj dhe duke bërë që të ndihemi të ngopur me stomakun plot. Përveç kësaj, kjo bimë ul absorbimin e sheqernave, yndyrës dhe kripërave biliare duke rregulluar edhe nivelin e kolesterolit.
Kajsia
Kasia përdoret në dietat për dobësim, sepse ka një efekt laksativ duke ndihmuar tretjen në zorrë, që shpesh është më e ulur në personat mbipeshë. Grupet kërkimore në Universitetin e Okayames prej vitesh e kanë fokusuar vëmendjen e tyre te Cassia nomame (kajsia) duke analizuar në fillim gjethet ku kanë gjetur luteolinen si komponent të rëndësishëm me aktivitet inibitor mbi lipazën pankreatike, substancë kjo në gjendje të ndihmojë në ruajtjen e nivelit fiziologjik të triglicerideve.
Banaba
Është një bimë që rritet në Azinë orientale dhe që përdoret kryesisht si hipoglicemizante dhe kundër obezitetit. Principi aktiv i të cilit i detyrohen vetitë ipoglicemizante është acidi corosolic, që ka një mekanizëm veprimi insulin-like edhe kur merret nga goja, favorizon përdorimin e glukozës nga qelizat dhe prandaj e quajnë fito-insulinë. Kjo veti e saj e ka bërë që të shihet si trajtim me interes dhe në personat që vuajnë nga diabeti (që janë insulinë-vartës), por shumë më pak në diabetin juvenil. Pa diskutim që të shikohet efikasiteti duhet të ndiqet nga një stil jetese korrekt dhe i ekuilibruar. Studimet klinike kanë parë që marrja e banabes vetëm për 4 javë fillon të japë rezultate të kënaqshme dhe përveç kësaj efekti zgjat deri në një muaj pas marrjes. Lëvizja fluktuante e niveleve të glukozës në gjak stimulon urinë dhe dëshirën për të ngrënë sidomos të ëmbëlsirave, pra duke rregulluar nivelin e sheqerit në gjak mund të kontrollohet më mirë marrja e ushqimeve pra dhe rënia në peshë.
Acidi corosolic
Përveç glicemisë, acidi corosolic ndihmon diferencimin e adipociteve (qelizat në citoplazmën e të cilave depozitohen yndyrat dhe që formojnë indin dhjamor), duke ndihmuar edhe një herë në rënien në peshë. Përveç uljes së glicemisë, nga studime të ndryshme është parë edhe një ulje e yndyrave në mëlçi si rrjedhojë e uljes së akumulimit të triglicerideve, duke ekuilibruar kështu situacionin total të yndyrave. Përdorimi i dozave nga 8-48 mg të acidit korosolic nuk ka dhënë probleme toksiciteti, prandaj mund të quhet një bimë e sigurt për dobësim. Megjithatë, për mungesë të studimeve klinike është më mirë të mos përdoret në shtatzëni.
Banaba gjen përdorim në uljen e niveleve të sheqerit në gjak, në mbipeshë, për të luftuar urinë nervore që vjen si rrjedhojë e fluktuacioneve të nivelit të glicemisë dhe për të përmirësuar yndyrat në përgjithësi.
Produktet bimore për dobësim
Slim Sol
Primum
Genzian
Ortica
Betulla
Crescione
Cicoria
Prugna
Carciofo
Bardana
Zn, Mg, K
Cellsol dren
Pilosella
Orthosiphon (the di giava)
Çaji i gjelbër pengon rritjen e peshës
Sipas disa hulumtimeve laboratorike, çaji i gjelbër mund të jetë i dobishëm edhe për të parandaluar trashjen dhe ruajtjen e vijës trupore, por edhe pse kjo është treguar e suksesshme tek shtazët eksperimentuese, ende nuk është dëshmuar të ketë efekt edhe te njerëzit. Të dhënat nga testet paraprake laboratorike në minj tregojnë:
Peshë më të vogël. Në mesin e minjve me gjen të obezitetit (trashësisë), ato që morën ushqim të përzier me ekstrakte të çajit të gjelbër fituan më pak peshë.
Më pak yndyra në mëlçi. Tek minjtë me gjen të obezitetit, që morën ushqim të përzier me ekstrakte të çajit të gjelbër, u gjet se kishte edhe më pak shenja të ndonjë sëmundje të mëlçisë të shkaktuar nga yndyrat.
Nivele më të ulëta të kolesterolit. U gjetën edhe nivele më të ulëta të kolesterolit dhe triglicerideve te minjtë me gjen të trashësisë dhe që morën ushqim të përzier me ekstrakte të çajit të gjelbër, në krahasim me minjtë me të njëjtin gjen obeziteti dhe që nuk morën ekstrakt nga çaji i gjelbër. Një mëlçi e shëndoshë nuk është e yndyrshme, mirëpo obeziteti te minjtë, ose njerëzit, mund të çojë te krijimi i formacioneve lipidike në mëlçi dhe të shkaktojë sëmundjen joalkoolike të mëlçisë yndyrore. Përsa i përket ekstraktit të çajit të gjelbër, gjatë studimit është përdorur doza ekuivalente me atë që një person mund të marr, nëse pi së paku shtatë gota çaj brenda ditës.
Faktorët e rrezikshëm që kontribuojnë në mbipeshë
Vlefshmëria e ushqimeve me yndyrë të tepërt
Nivelet e larta të yndyrnave ditore
Mënyrat e të ushqyerit që promovojnë obezitetin
Faktorët biologjikë
Faktorët gjenetikë
Shkalla e ulët metabolike
Numri i lartë i qelizave yndyrore
22 Nentor 2008